LAJMI I FUNDIT:

Vajza përjashtohet nga shkolla për shkak të modelit të flokëve (Foto)

Vajza përjashtohet nga shkolla për shkak të modelit të flokëve (Foto)

Një 14-vjeçare është përzënë nga shkolla pasi kishte bërë flokët gërshet. Chanise Benson u kthye nga shkolla “Georgia Pindar”, pasi kishte shpenzuar 140 funte për flokët me rastin e ditëlindjes së motrës së saj.

Por mesa duket mësuesit nuk ishin adhurues të kësaj paraqitjeje. Si pasojë ajo u dërgua në shtëpi për shkak të thyerjes së rregullave në shkollë.


Ndërsa babai i saj, Darren e akuzoi shkollën se po sillej me dy standarde, sepse edhe një shok tjetër i asaj shkollë, i kishte bërë flokët gërsheta.

“Ato kushtuan 140 funte dhe vajza ime do të qëndrojë me atë model flokësh për një vit, kështu që nuk mund të përjashtohet nga shkolla. Një nga miqtë e saj në shkollë që është nga Xhamajka, ka të njëjtin stil flokësh, por me shirita të kuq e jo të bardhë dhe është lejuar në shkollë. Lexova rregullat e shkollës në lidhje me prerjen e modeleve të flokëve dhe nuk gjeta asnjë shkelje nga ana e vajzës sime”, tha Daren, transmeton shekulli.

Ai këmbëngul se do ta gjejë më forcë të drejtën. Ndërkohë stafi drejtues i shkollës është duke u marrë seriozisht me këtë qështje sepse është hera e parë që ndodh një incident i tillë.

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13