LAJMI I FUNDIT:

Shefi i UNMIK-ut: Gjuha e urrejtjes është e papranueshme

Shefi i UNMIK-ut: Gjuha e urrejtjes është e papranueshme

Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj se në rast të ekstradimit të ish kryeministrit Ramush Haradinajt në Serbi, ky veprim do ta dërgonte vendin në luftë.

Në deklaratën e Zahir Tanin të bërë sot, duke mos u përmendur emri i deputetit Haradinaj, ai ka kërkuar hetim, siç ka thënë ndaj këtij incidenti dhe të marren masat e duhura në përputhje me ligjet e Kosovës


“Deklarata këtë fundjavë nga një parlamentar i lartë i Kosovës, duke përdorur gjuhën e urrejtjes dhe duke kërcënuar me spastrim etnik, është e papranueshme dhe arsye për shqetësim serioz. U bëj thirrje të gjithë liderëve përgjegjës për të dënuar këtë deklaratë dhe bej thirrje tek autoritetet gjyqësore për të kryer hetim të nevojshëm të këtij incidenti dhe të marren masat e duhura në përputhje me ligjet e Kosovës”, thuhet në deklaratën e Taninit.

“Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, kishte thënë Haradinaj në një emision televiziv në RTV Dukagjini./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori