LAJMI I FUNDIT:

SHBA, dy të vrarë në incidentin e dyshuar anti-mysliman

SHBA, dy të vrarë në incidentin e dyshuar anti-mysliman

Një person në qytetin Portland në Shtetet e Bashkuara po mbahet i dyshuar se i ka therë për vdekje dy persona, për të cilët raportohet se ishin përpjekur ta parandalonin sulmuesin nga keqtrajtimi i dy femrave, që dukej se ishin myslimane.

Personi, Jeremy Christian, ishte arrestuar pardje dhe akuzuar për vrasje.


Raportohet se incidenti kishte filluar kur personi Jeremy Christian kishte filluar t’i fyej dy femra nga aspekti religjioz, për të cilat mendonte se ishin myslimane, në një tren të udhëtarëve.

Policia tha se njëra prej dy femrave të reja kishte bartur mbulesë tradicionale myslimane.

Policia tha se janë vrarë, Ricky John Best, 53 vjeçar, dhe Taliesin Myrddin Namkai Meche, 23 vjeçar.

Personi Best ka vdekur në vendin e sulmit, ndërsa Meche vdiq në spital.

Këshilli për raportet amerikano-islamike, nëpërmjet një kumtese, tha se incidentet anti-myslimane në Shtetet e Bashkuara janë rritur për më tepër se 50% nga viti 2015 në vitin 2016, dhe i ka bërë thirrje presidentit, Donald Trump, që “të flasë personalisht kundër rritjes së valës së islamofobisë dhe formave të tjera të fanatizmit”.

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Tre miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, BE-ja do t'ia dhurojë Ukrainës

Tre miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, BE-ja do t'ia dhurojë Ukrainës

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Azia
Kalo në kategori