LAJMI I FUNDIT:

Përgjigjet e pyetjeve fillestare mbi verën

Përgjigjet e pyetjeve fillestare mbi verën

Bota e verës thjesht është kjo: një botë e tërë për veten. Prandaj, shumica hezitojnë të përpiqen të hyjnë në këtë botë, sepse vëllimi i informacioneve zakonisht u duket tepër i madh dhe i paarritshëm.

-->

Nuk është e thënë të bëheni “sommelier”, mirëpo bazat kryesore kurrë nuk është keq t’i dini, shkruan Telegrafi.

Vera e zezë bëhet nga rrushi i zi, e bardha nga rrushi i bardhë, mirëpo si bëhet vera që ka ngjyrë trëndafili?
Verat ngjyrën e trëndafilit e marrin nga kontakti i shkurtër me lëvoren e rrushit të zi mu para fillimit të fermentimit.

Ç’është “vera e thatë”
Ajo verë e cila nuk ka shije të ëmbël.

Përse ia vlen që vera të rrotullohet e vorbullohet nëpër bardhak? Për t’u ajruar, për t’i vështruar ‘këmbët’ nëpër faqet e bardhakut, për t’i soditur ngjyrën, për t’u dëfryer?
Qëndrojnë të katër përfitimet e përmendura në pyetje; por cilin keni më shumë për zemër dhe besoni se është më e arsyeshme?

Vera e kuqe mund të shërbehet në temperaturën e dhomës?
Jo. Vera e kuqe më mirë shërbehet kur është në temperature rreth 16 shkallë Celsius. Verëra më të lehta shërbehen paksa më të ngrohta, atomë të rënda shërbehen paksa më të ftohta. Nëse dhoma është e nxehtë, shishja me verë të kuqe, për rreth 10 minuta ftohet në enë me akull.

Çdo lloj vere e bardhë duhet shërbyer e ftohur?
Jo, sepse shumë nga nënshijet dhe nënamësimet (nënaromat) e verës së bardhë të ftohur, mund të ndryshojnë. Shumica e verërave të bardha të thata, shijojnë më mirë kur ftohen dhe shërbehen në temperature 8-10 shkallë Celsius.

Sa flluska mund të krijohen nga një shishe me verë shkumuese?
Në shishen e sapo hapur dhe në bardhakun me verë shkumuese të sapo zbrazur, krijohen 50-250 milion flluska-rruaza.

Çfarë dëshmojnë ‘këmbët’ në një bardhak me verë?
Kur vera rrotullohet e vorbullohet në bardhak, mund të lerë një shkëlqim brenda faqeve të tij, që mandej krijon rrëke-breza me paksa verë; këto marrin trajtën e këmbëve prandaj quhen kështu ose zbresin si lotët prandaj gjithashtu emërtohen ‘lot’. Zakonisht përbëjnë tregues se vera ka përmbajtje të lartë në alkool.

Çfarë do të thotë ‘ngjërim-degustim pingul’?
Do të thotë, ngjërimi-degustimi i të njëtit lloj vere, por prodhuar në vite të ndryshme dhe nga e njëjta kantinë.Ngjërimi pingul mundëson që njerëzit të kuptojnë ndikimin e moshimit të verës. Ky ngjërim fillon nga verërat më të moshuara tek atomë të rejat.

Çfarë do të thotë ‘ngjërim-degustim qorrazi’?
Për të mënjanuar paragjykimin, ngjëruesi nuk e di njëjtësinë (identitetin) e llojit dhe vitin e prodhimit të verës që po shijeson. Ngjërimi qorrazi kryhet edhe me qëllim që njerëzit të mësojnë më shumë për verërat.

Kur vera e shishes së sapoçelur ka erëmim jo të mirë, si mund të ndreqet?
Erëmimi jo i mirë dëshmon praninë në verë të gazit sulfhidrik, që mund të largohet dukefutur në shishe, një monedhë bakri ose një cope metali të bakërt. Vepron me gazin sulfhidrik duke e kthyer në sulfit bakri që nuk erëmon.

Njerëzit me alergji nga ngrënia e vezës, a mund të shqetësohen nga pirja e verës?
Po. Disa lloj verërash kthjellohen duke përdorur të bardha vezësh. Këto thithin grimcat në pezulli, që ndodhen nëpër verë dhe fundërrojnë e veçohen lehtë. Gjithësesi, në verë mund të mbetet sadopak e bardhë veze, që i shqetëson njerëzit me alergji ndaj saj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori