LAJMI I FUNDIT:

Parisi akuzon Damaskun për sulmin kimik

Parisi akuzon Damaskun për sulmin kimik

Shefi i diplomacisë franceze, Jean-Marc Ayrault paraqiti sot një raport të shërbimeve sekrete franceze që inkriminon regjimin e Damaskut në sulmin me gaz sarin kundër lokalitetit Khan Cheikhoun (veriperëndim) më 4 prill, që shkaktoi 87 të vdekur.

“Përdorimi i gazit sarin nuk përbën asnjë dyshim. Përgjegjësia e regjimit sirian nuk përbën gjithashtu asnjë dyshim duke marrë parasysh procedurën e prodhimit të gazit sarin të përdorur”, deklaroi Ayrault në përfundim të një Këshilli të Mbrojtjes, gjatë të cilit ai paraqiti këtë raport të shërbimeve sekrete franceze.


“Ky raport, zhvilluar në bazë të analizave të kryera nga shërbimet franceze, përcakton, nga burime të sigurta, se procedura e prodhimit të gazit sarin është tipik i metodës të zhvilluar në laboratoret siriane. Kjo metodë mban nënshkrimin e regjimit të Damaskut dhe na mundëson ta bëjmë përgjegjës për këtë sulm”, deklaroi Ayrault.

Sulmi i kryer më 4 prill kundër lokalitetit të Khan Cheikhoun, në zonën rebele, shkaktoi 87 të vdekur, 31 prej të cilëve fëmijë dhe solli një kundërpërgjigje nga Amerika më 7 prill kundër një baze të regjimit të Damaskut.

Organizata për ndalimin e armëve kimike (OIAC) arriti në përfundimin më 19 prill se përdorimi i gazit sarin në sulmin në Khan Cheikhoun ishte i pamohueshëm.

“Franca ka vendosur të ndajë me partnerët dhe me opinionin publik botëror informacionin që disponon”, deklaroi kreu i diplomacisë franceze, Jean-Marc Ayrault, në përfundim të Këshillit për mbrojtjen mledhur nga presidenti francez, Francois Hollande.

SHBA-ja, Britania e Madhe, Turqia dhe Franca arritën në të njëjtin përfundim.

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori