LAJMI I FUNDIT:

Mot i paqëndrueshëm gjatë vikendit, do të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Mot i paqëndrueshëm gjatë vikendit, do të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur të premten, se vendi ynë gjatë fundjavës do të shoqërohet me mot të paqëndrueshëm.

Sipas IHMK-së, si pasojë e masave të ajrit me origjinë nga veriu dhe me sasi të lartë të lagështisë që do të shtrihen mbi vendin tonë, duke gjeneruar reshje shiu dhe vende-vende edhe shkarkime rrufesh.


“Reshjet e shiut pak sa ma të theksuara parashihen ditën e diele, por që edhe të shtunën pasdite do të ketë reshje lokale. Në viset malore reshjet e shiut do të kenë kushte të jenë të përziera edhe me borë”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se temperaturat maksimale do të ulen për 4-7 gradë Celsius.

“Edhe shtypja e lartë atmosferike që është tani do të dobësohet përkohësisht. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/