LAJMI I FUNDIT:

“Masturbimi” i fundit i Fevziut!

“Masturbimi” i fundit i Fevziut!

Anri Bala

Blendi e ndoqa me vëmendje bisedën tënde para studentëve të UET, e ajo që më ngeli në mendje nga gjithë fjalimi yt, ishte momenti, kur po i mbushje mendjen studentëve, se sa shkrimtar i madh je. S’ka asgjë të keqe të jesh shkrimtar, por i madh është pak si gënjeshtër mburravece, për më tepër kur e krahason veten me kolosë të letërsisë botërore.


Me thënë të drejtën, kam dëshirë të ta pres një çik hovin që në fillim: Ti nuk je shkrimtar, madje as edhe i përafrohesh sadopak! Por, nuk ke faj, nga të gjithë “miqtë” që ke rrotull, asnjëri nuk ka ditur ose më troç… nuk ka dashur të të ul me këmbë në tokë, për të ta thënë këtë gjë! Por, sot janë të lumtur që dikush të tha atë, që ata nuk ta thoshin dot, sepse të duan duke të urryer

Disa, duan të të mbajnë në ajër, se ashtu u pëlqen, ose duan të të trajtojnë si të tillë, kurse disa të tjerëve nuk u intereson, sepse jargaviten të ulen në kolltukun tënd me ngjyrë të bardhë. Ndaj, i vetmi mik që ke sot… jam unë. Beson apo jo! Kur të plakesh e rrudhesh, nëse skleroza do të ketë pak mëshirë për ty, ndoshta do më japësh të drejtë, duke më kujtuar dhe falënderuar, sepse po të bëj nder. Po të bëjë nder dhe respekt, duke të thënë të vërtetën, që të lodhesh dhe sakrifikohesh dhe ca para nga pasuri jote, për t’u bërë ashtu siç ëndërron: Orhan Pamuk shqiptarë

Blendi, duke qenë se lexuesit e mi më të mirë janë familja ime dhe dy apo tre shok, mos u shqetëso, këtë bisedë nuk do e marrë vesh njeri. S’dua të të mërzis, por e ndjej detyrim moral tek ata, t’i orientojë se kush janë autorët që duhet të lexojnë. Edhe pse të paktë në numër, lexuesit e të mi e kanë shijen e stërvitur, ndaj jam i sigurt se librat e tu s’do t’i prekin me dorë.

Teksa të ndiqja me vëmendje, mendova: Dua të bëhem si Blendi! Jo si Fevzo, se ashtu jam, vetëm se nuk kam para, por dëshirojë të bëhem shkrimtar i madh siç u bëre ti… për pak ditë. Sa për të provuar pak shijen e suksesit dhe të dehesha nën dritën e yllit tim.

Vetëm dje më ra në dorë një libër, pak a shumë si botimet e tua, ndoshta edhe më artistik. Fantazia e autorit, shkrimtarit, nëse do ta quajmë kështu, i kalonte çdo kufij. “Gjeniu” i letrave, kishte publikuar një libër të veçantë në llojin e veprës letrare, e që nuk ishte gjë tjetër, veçse arkiva e të gjithë shkëmbimeve të emaileve të tij. Pak a shumë, shkëmbime të postës, por në rastin konkret ishin elektronike. Këtë libër autori e shiste për vetëm 800 lekë.

Tani, nga gjithë kjo eufori e madhe, më lindi dhe mua një ide brilante: Do të publikoj dhe unë të gjithë bisedat e mia të “Whatsapp”-it. Kam arkiv të gjerë dhe më beso, Orhan Pamuk, shkrimtari i email-eve dhe ti… më merrni të keqen!

Pak më parë të thashë se unë jam miku yt i vetëm, për vetë faktin se miqtë dhe kolegët e tu, që të rrahin shpatullat dhe të flasin përzemërsisht çdo ditë, tani po gajasen me të madhe!