LAJMI I FUNDIT:

Mashtrohet nga kolegët se ka fituar lotari, nis të qajë (Video)

Mashtrohet nga kolegët se ka fituar lotari, nis të qajë (Video)

Gary Boon nga Nottinghamshire i Anglisë, është mashtruar nga kolegët se ka fituar në kartelën gërvishtëse mbi 100 mijë euro.

Me të kuptuar se është fitues, ai ka kapur kokën me dorë dhe ka pëshpëritur për pasurinë marramendëse, ngaqë ishte në lokal dhe nuk donte t’i pengonte të pranishmit.


Por, me të parë se miqtë e tij nuk po e vlerësojnë aq shumë, ai pyet nëse tërë kjo është një mashtrim.

Videoja e postuar më poshtë shfaq momentin dramatik kur ai ndihet fitues, si dhe pak çaste më vonë kur kupton se kartela është false.

Sado që mundohet të mos tregojë inat, shihet se është duke qarë dhe ndihet i turpëruar lidhur me rastin. /Telegrafi/