LAJMI I FUNDIT:

Limaj mirënjohës ndaj miqve të Kosovës

Limaj mirënjohës ndaj miqve të Kosovës

Kryetari i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka kujtuar 18 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Ai tha se është shumë mirënjohës ndaj miqve të shtetit të Kosovës.


“Sot po bëhen 18 vite që kur NATO filloi bombardimet mbi regjimin e Milosheviçit. Sot bëhen plotë 18 vite që kur populli ynë filloi që të mos ndihej më i pa krahë.

Sot 18 vite më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa i dolën në ndihmë Kosovës, i dolën në ndihmë luftës çlirimtare të UÇK-së, e cila vërtetë kishte nevojë për miq.

Shumë mirënjohje për miqtë e shtetit tonë!”, shkruan Limaj. /Telegrafi/