LAJMI I FUNDIT:

Me lëvizjen e fundit, vlera e Snapchat mund të arrijë në 40 miliardë dollarë

Me lëvizjen e fundit, vlera e Snapchat mund të arrijë në 40 miliardë dollarë

Sipas një raporti të fundit thuhet se Snap Inc (kompania prapa Snapchat) është në kërkim të ngritjes së një shume të madhe fondesh, ose rreth 4 miliardë dollarë në berzë dhe kjo do t’i japë kompanisë një vlerë prej 25 miliardë e deri në 35 miliardë dollarë.

Vlerësimi i Snap Inc do të ndryshojnë derisa kompania të hyjë në IPO dhe kompania amerikane mund të vlerësohet aq shumë sa 40 miliardë dollarë.


Snap me sa duket do të nisë si kompani e regjistruar në berzë (IPO) në fillim të vitit 2017. Të ardhurat e  saj pritet të arrijnë në 350 milionë dollarë këtë vit, ndërsa kjo shifër mund të shkojë deri në 1 miliardë dollarë vitin e ardhshëm.