Ja pse çiftet e lumtura nuk e bëjnë publike marrëdhënien e tyre në rrjetet sociale
Jetojmë në kohë të çuditshme, kur për disa njerëz një status në internet mund të jetë më i rëndësishëm se ajo që ndodh në jetën e vërtetë. Ne e vlerësojmë jetën e të tjerëve bazuar në fotot e shpërndara në faqet e tyre në rrjetet sociale apo nga ajo se çfarë ata shkruajnë për veten. Dhe shpesh gjykimet tona janë të gabuara.
Por çiftet e lumtura në fakt nuk e bëjnë publike gjithë jetën e tyre në rrjetet sociale dhe kjo për disa arsye.
Kur njerëzit janë të lumtur në marrëdhënien e tyre ata janë të përkushtuar më tepër për të jetuar momentin
Nëse gjithçka shkon siç duhet në jetën dhe marrëdhënien e dy personave, ata e shohin të pakuptimtë të harxhojnë kohën duke postuar ‘online’ për t’ua provuar këtë fakt të tjerëve. Kjo nuk do të thotë se ata nuk postojnë foto në rrjetet sociale, por jeta është duke u dhënë kënaqësinë e duhur, aq sa nuk kanë nevojë të shkëputen prej saj.
Çiftet që publikojnë problemet e lidhjes së tyre në rrjetet sociale nuk do të fitojnë asgjë nga kjo
T’i tregosh problemet personale gjithkujt që njeh në rrjetet sociale është metoda më pak efektive për të zgjidhur problemet e tua. Kjo vetëm sa do ti’ përkeqësonte gjërat në marrëdhënien tuaj.
Lumturia e vërtetë nis thjesht nga të qenët në një marrëdhënie të lumtur me dikë që do
Nuk fiton asgjë duke postuar fakte se sa e lumtur je, në Facebook. Lumturia qëndron në faktin se jeni bashkë vërtetë, jo të postoni se si jeni bashkë. Për njerëzit që e kuptojnë këtë, postimi i vazhdueshëm në mediat sociale nuk është fare tërheqës.
Askush nuk ka pse t’i vërtetojë asgjë askujt
Njerëzit që përjetojnë vërtetë një marrëdhënie të lumtur, nuk kanë asnjë interes të përdorin njëri-tjetrin për të provuar para të tjerëve se sa të lumtur janë.
Dhe gjëja më e rëndësishme…
Studimet kanë vërtetuar se personat që nuk i përdorin masivisht rrjetet sociale janë më të lumtur se ata që e bëjnë këtë, sepse nuk u duhet të krahasohen vazhdimisht dhe për gjithçka me miqtë apo kolegët – ata që shfaqen gjithnjë në rrjetet sociale si më të lumtur apo më mirë. Shpesh ne harrojmë se ajo që ka vërtetë rëndësi është jeta jonë e vërtetë, marrëdhëniet, eksperiencat dhe ndjenjat – jo kërkimi i pafundmë për popullaritet online. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake
A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?
A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
Ecja do të ketë një efekt edhe më të madh me disa ushtrime të lehta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?