LAJMI I FUNDIT:

Galaxy S8 sjell edhe procesorin e ri të Samsung?

Galaxy S8 sjell edhe procesorin e ri të Samsung?

Vitin e kaluar, Samsung Galaxy S7 dhe S7 edge ishin të fuqizuar ose nga procesori i kompanisë, Exynos 8 Octa ose nga procesori Snapdragon 820 i Qualcomm, varësisht prej tregut ku shiteshin pajisjet.

Këtë vit, shumica e spekulimeve kanë folur se si Galaxy S8 do të paketoj procesorin Snapdragon 835 dhe si do të ndikoj kjo tek konkurrentët e Samsung.


Megjithatë, si duket S8 dhe S8+ mund të kenë dy versione të ndryshme, me dy procesorë të ndryshëm.

Përderisa SD835 mund të jetë pjesë e brendshme e pajisjeve në disa vende, në tregjet tjera mund të kemi pajisje që punojnë me procesorin ende te pa-lansuar, Exynos 9.

Edhepse ky lajm është spekulim i pastër, është i bazuar në posterin promovues që është postuar në Tëitter nga një prej llogarive zyrtare të Samsung. Është një parlajmërim i qartë mbi procesorin e ardhshëm Exynos 9, duke lënë anash të gjitha detajet tjera.

Me afrimin e Mobile World Congress, mund të pritet një lansim i këtij procesori më shpejtë se që mendohej.

Njejtë sikur Snapdragon 835, Exynos 9 duhet të prodhohet me procesin 10nm të Samsung.