Sot në Komunën e Malishevës, ka filluar realizimi i projektit për ndërtimin e serrave për pesëdhjetë bujq lokal. Realizimi i këtij projekti, bëhet në kuadër të investimeve të komunës, në bujqësi, me qëllim të rritjes së kapaciteteve të prodhimeve në perimekulturë.
Në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të serrave, mori pjesë edhe drejtori për Bujqësi, Murat Hoxa.
“Ndërtimi i këtyre serrave bëhet në kuadër të përpjekjeve të Komunës së Malishevës, për përkrahjen e bujqësisë në përgjithësi, me qëllim të zhvillimit dhe të rritjes së kapaciteteve prodhuese, në veçanti të perimeve të cilat rriten në serra”, tha drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Blegtori dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha.
“Bujqësia është dega më e fuqishme e zhvillimit ekonomik tek ne, prandaj edhe ne si qeverisje lokale, jemi duke i dhënë rëndësi të veçantë kësaj dege të ekonomisë, pasi kemi kushte ideale për zhvillim të bujqësisë në të gjitha fushat e saj. Rritja e kapaciteteve prodhuese, do të mundësoj edhe mbulimin e tregut të konsumit të perimeve, me perime vendore, që është qëllim kryesor i yni”, tha drejtori Hoxha, i cili edhe uroi njërin nga përfituesit e serrës, Shaip Morinën, nga Astrazupi.
Nga ana tjetër, bujku Shaip Morina, e ka falënderuar Komunën e Malishevës, për këtë përkrahje me rëndësi për të si bujk dhe për familjen në përgjithësi.
Hoxha, ka sqaruar, se komuna ka subvencionuar pesëdhjetë bujq, në ndërtimin e serrave.
“Ky projekt, do të kushtoj afër 45 mijë euro, ku pjesa më e madhe financohet nga Komuna e Malishevës, ndërsa edhe përfituesit e serrave, do të paguajnë një shumë prej rreth tridhjetë për qind. Serrat janë me një hapësirë prej një ari”, tha Hoxha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Qeveria e Kosovës nis përgatitjet për projektet infrastrukturore nga fondet e BE-së
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë