Më shumë se gjysma e njerëzimit përballet çdo ditë me problemet shëndetësore, ekonomike e sociale që rrjedhojnë nga një zhvillim global jo i njëtrajtshëm. Varfëria, konfliktet e armatosura, mbipesha, kanceri, HIV/AIDS janë vetëm disa nga sfidat që njerëzimit i duhet të kapërcejë sot.
Më shumë informim nënkupton më shumë ndërgjegjësim, më shumë përgjegjësi, më shumë përpjekje.
24 tTetori është Dita Botërore e Informacionit për Zhvillim.
Tragjikisht mbi 230,000 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i krizës siriane, dhe mbi 14 milionë njerëz kanë nevojë për ndihma emergjente humanitare.
Gati 37 milionë njerëz tani jetojnë me HIV. 2,6 milion janë nën moshën 15 vjeç.
Së paku 80% e njerëzimit jetojnë me më pak se 10 $ në ditë. 40 për qind e popullsisë së varfër të botës përfiton vetëm 5 për qind të të ardhurave globale.
Më shumë se një e treta (34.9% ose 78.6 milion) e të rriturve amerikanë janë obezë.
Rreth 795.000.000 njerëz në botë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për të jetuar një jetë të shëndetshme aktive. Kjo përbën rreth një në nëntë njerëz në tokë.
Sipas OBSH numri i të sëmurëve me diabet në vitin 2030 pritet të arrijë në 366.000.000 në botë, ndërsa në Shqipëri 188.000.
Kanceri përbën një ndër shkaqet kryesore të sëmundjeshmërisë dhe vdekshmërisë në botë me më shumë se 14 milionë të diagnostikuar. Një e treta e vdekjeve nga kanceri kanë 5 faktorë kryesorë si indeksi i lartë i masës trupore, konsumi i ulët i frutave dhe perimeve, mungesa e aktivitetit fizik, përdorimi i duhanit, përdorimi i alkoolit. Përdorimi i duhanit është faktori më i rëndësishëm i rrezikut për kancerin duke shkaktuar rreth 20% të vdekjeve nga kanceri në botë.
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë, duke shkaktuar rreth 31% të vdekjeve në botë, më shumë se çdo shkaktar tjetër.
350 milion njerëz të të gjitha moshave në botë vuajnë nga depresioni.
Duhani vret 6 milion njerëz çdo vit, 600.000 prej të cilëve janë joduhanpirës të ekspozuar ndaj konsumit të të tjerëve.
Çdo ditë rreth 800 gra ndërrojnë jetë si pasojë e shkaqeve të parandalueshme që kanë të bëjnë me shtatzëninë dhe lindjen e fëmijëve.
Rreth 22 milionë aborte të pasigurta ndodhin në botë çdo vit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Komunave arbëreshe në Kalabri u shtohen tre monumente të Skënderbeut
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Knaus “godet” sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City