“Më në fund, po vlerësohet letërsia e vërtetë”. Kështu do të shprehej shkrimtari Agron Tufa, pasi mori në duar Çmimin e Madh Letrar për vitin 2009, për librin “Thembra e Akcilit”.
Të hënën, në ambientet e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për më të mirët e letërsisë për vitin që shkoi. Bëhet fjalë për “pendat” e dikurshme, por që tanimë janë të pagëzuara me emra të korifenjve të letërsisë shqipe. Juria e përbërë nga Mark Marku, në pozicionin e kryetarit, Bardhyl Londo, Parid Teferiçi, Agron Gjekmarkaj dhe Mirela Kumbaro, përzgjodhën mes një shumësie prurjesh, më të mirët në prozën e gjatë e të shkurtër, në poezi, përkthim, letërsi për fëmijë, studime, kritika, etj.
“Përzgjedhja e më të mirëve në letërsi është gjithnjë e vështirë, por këtë vit ishte edhe më e vështirë se herët e tjera, pasi letërsia shqipe ka prodhuar vepra konkurruese”, u shpreh kryetari i jurisë, Mark Marku. Sipas tij gjinia, ku konkurrenca ishte edhe më e madhe ishte romani. Nuk morën pjesë në garën e këtij viti shkrimtarët Ismail Kadare e Fatos Kongoli, edhe pse ata botuan vepra të rëndësishme gjatë vitit të shkoi. (Por duhet thënë se të dy këta shkrimtarë janë vlerësuar tashmë me Çmimin e Madh të Letërsisë).
Sipas Markut, më në fund letërsia shqipe po shkëputet nga klishetë e realizimit socialist dhe po hyn në një fazë të re moderne, me vlera të vërteta. Sipas Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj, ministria që ai drejton si në misionin e saj, ashtu edhe në programin që rrjedh nga politikat kulturore të shtetit shqiptar për kulturën, i ka kushtuar dhe do të tregojë një kujdes të veçantë jo vetëm ndaj librit si produkt kulturor dhe intelektual, por edhe ndaj krijuesve të tij, duke synuar dhe bërë të mundur, integrimin e kulturës së shkruar shqipe në vlerat më përfaqësuese të kulturës evropiane dhe asaj botërore.
Përveç Çmimit të Madh, që e meritoi shkrimtari Agron Tufa, dje u ndanë edhe çmimet “Gjergj Fishta”, të cilin e meritoi Ardian Vehbiu për krijimtarinë e tij eseistike me ndikim të veçantë në mendimin shqiptar, çmimi “Faik Konica”, i cili iu dha studiueses Floresha Dado, për risitë që sjell përmes veprës së saj më të fundit studimore.
Çmimi “Fan Noli” për përkthyesin më të mirë, i cili ka sjellë në gjuhën shqipe vepra të mëdha të letërsisë botërore, i shkoi shqipëruesit Afrim Koçi, për veprën “Mali magjik” të Tomas Manit.
Çmimin “Mitrush Kuteli” për prozën e shkurtër e meritoi shkrimtari me banim në Athinë, Romeo Çollaku.
Çmimi “Petro Marko”, për romanin që më së shumti ka sjellë risi në letërsinë shqipe, e meritoi shkrimtari Ben Blushi me veprën “Otello, arapi i Vlorës”. Për Blushin kjo vepër, të cilën e ka shkruar në 3-4 muaj vazhdon të ngjallë emocione, për faktin se ajo ka shkuar te lexuesi, sepse është një libër kundër racizmit.
Çmimi “Migjeni”, për sprovën letrare i shkoi autores së re Eri Plasari për romanin “Bërthama”.
Çmimin “Lasgush Poradeci” e meritoi pas vdekjes poeti Vilson Blloshmi, martir i demokracisë. “Vilson Blloshmi është një dëshmi që vlerat e letërsisë nuk shuhen pavarësisht regjimeve, rrethanave e periudhave”, u shpreh Mark Marku, teksa ndau këtë çmim.
Çmimi “Jusuf Vrioni”, për përkthimin nga shqipja në gjuhë të huaj e meritoi përkthyesi Edmon Tupja. “Jam dhe mbetem nxënës i Jusuf Vrionit”, u shpreh Tupja, teksa mori trofeun.
Ndërsa çmimin “At Donat Kurti” për letërsinë për fëmijë e meritoi shkrimtari Virgjil Muçi.
Çmimet Kombëtare Letrare 2009
Çmimi i Madh i Letërsisë
Agron Tufa, për librin “Thembra e Akcilit” për stilin postmodern, për risinë e zhanrit të miniaturës, për çlirimin e gjuhës nga klishetë dhe për nivele të larta të shkrimit të shqipes.
Çmimi “Gjergj Fishta”
Studiuesi Ardian Vehbiu për vështrimin e thellë sociogjuhësor të deformimit të shqipes nën trysninë e dogmës komuniste.
Çmimi “Faik Konica”
Studiuesja Floresha Dado për librin “Sfidat teorike të historiografisë letrare” për trajtimin origjinal të temave të rëndësishme të debatit teorik letrar shqiptar.
Çmimi “Fan Noli”
Përkthyesi Afrim Koçi, për përkthimin në një shqipe të admirueshme të kryeveprës së nobelistit Tomas Mann “Mali Magjik”.
Çmimi “Petro Marko”
Shkrimtari Ben Blushi për romanin “Otello, arapi i Vlorës”, për aftësinë e ndërthurjeve rrëfimtare dhe për një këndvështrim të ri në romanin shqiptar.
Çmimi “Migjeni”
Autorja e re Eir Plasari për romanin “Bërthama”, për përpjekjen e saj origjinale në shkrimin e prozës.
Çmimi “Lasgush Poradeci”
Poeti Vilson Blloshmi për botimin e plotë të poezive të tij. Ky çmim vlerëson përpjekjet për emancipimin estetik të artit të poezisë, duke sfiduar banalitetin e regjimit nën të cilin krijoi.
Çmimi “Jusuf Vrioni”
Përkthyesi Edmond Tupja për përkushtimin e tij të qëndrueshëm në përcjelljen e vlerave të letërsisë shqipe në gjuhën frënge.
Çmimi “Mitrush Kuteli”
Shkrimtarit Romeo Çollaku për përmbledhjen me tregime “Për shtegtarët e pak metrave katrorë”, për hijeshinë dhe befasinë e gjuhës e të kompozimit.
Çmimi “At Donat Kurti”
Shkrimtari Virgjil Muçi për kontributin në afrimin e lexuesit të ri drejt visareve të kulturës popullore shqipe.
/Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

Në grahmat e fundit

Gjuha shqipe e vështirë?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës