LAJMI I FUNDIT:

Burrë e grua akuzojnë njëri-tjetrin për dhunë, gjykata i dënon të dy

Burrë e grua akuzojnë njëri-tjetrin për dhunë, gjykata i dënon të dy

Dhuna në familje, përveç rasteve të shumta që ka regjistruar, po shënon edhe forma të ndryshme të shfaqjes së saj.

Sikur të mos mjaftonin rastet kur burrat dhunojnë gratë, apo edhe anasjelltas, kohët e fundit janë shënuar edhe raste kur dhuna kryhet në mënyrë reciproke ndaj bashkëshortëve.


E tillë është historia e Saimir Ndroqit dhe bashkëshortes së tij nga Tirana, të cilët akuzuan njëri-tjetrin për dhunë në familje. Madje, ata i qëndruan fortë akuzave deri në gjykatë, e cila në të njëjtin proces i ka dënuar të dy bashkëshortët për dhunën e ushtruar ndaj njëri-tjetrit. Gjatë procesit ata e kanë justifikuar në këtë mënyrë dhunën.

“Ai nuk mund të flinte. Saimiri është ngritur dhe ka filluar të më godasë me grushte duke më dëmtuar në krahë dhe këmbën e majtë. Kam bërtitur për ndihmë dhe në dhomë ka hyrë nëna ime për të më ndihmuar”, ka thënë bashkëshortja.

“Bashkëshortja ishte shkaktare e grindjes pasi erdhi vonë në shtëpi dhe i kërkova llogari se ku kishte qenë. Ajo më kërkoi të dilja jashtë nga shtëpia. Ajo vinte era alkool dhe më ka çjerrë me thonj ditën e ngjarjes, ajo ka kohë që konsumon alkool dhe bëhet shumë agresive”, ka thënë Saimir Ndroqi.

Ndonëse të dy bashkëshortët shfaqën pendesë dhe normalizuan marrëdhënien e tyre gjatë procesit gjyqësor, gjykata ka nënvizuar si pozitë rënduese ndaj tyre, faktin që dhuna reciproke ishte kryer në sy të fëmijës katër vjeç. Për këtë arsye, bashkëshorti u dënua me dy vjet shërbim prove, ndërsa bashkëshortja me 100 orë punë në interes publik.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori