LAJMI I FUNDIT:

Basha: S’ka koalicion me PS e LSI

Basha: S’ka koalicion me PS e LSI

Kreu i demokratëve Lulzim Basha mohoi në mënyrë kategorike se mund të bëjë një koalicion të mundshëm pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Basha tha se do të mbajë premtimin për të rrëzuar republikën e vjetër dhe përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me PS ose LSI.


“Dua sot t’ju kërkoj që siç keni besuar e luftuar që nga fillimi i lëvizjes popullore më 18 shkurt, të mos dëgjoni sirenat që ju flasin për pazare, koalicione. Tani, republika e vjetër është bërë një rreckë, por s’kanë as pikë turpi dhe kanë mbetur në derë të Republikës së Re duke kërkuar dorën. Më 25 qershor t’ju japim brrylin, se grushtin ia dhamë. Republika e re nuk ka nevojë për pazare. Ajo nuk është e imja, por e qytetarëve dhe unë nuk e tradhtoj kurrë”, tha Basha.

Plani im, vijoi kreu i opozitës përpara qytetarëve të Beratit, është për një ekonomi të fortë që do të hapë vende të reja pune, ndaj ai kërkoi bashkimin e demokratëve për të qeverisur të vetëm.

“Na duhet një mobilizim total i Beratit më 25 qershor, një mobilizim total i votës tuaj, një mobilizim i çdokujt që do ndryshimin e vërtetë, që funksionon për ju dhe jo për partitë e politikanët. Dhe për ta bërë këtë nuk duhet të bëjmë pazar as me Edi Ramën, as me Ilir Metën, por t’i japim fund republikës së vjetër. Duhet bashkimi i madh i qytetarëve. Njësoj si shembulli i Donald Trump, qytetarët të bashkohen dhe të ndëshkojnë me votë 4 vjet qeverisje”, tha Basha.

Në trend Lajme

Më shumë
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

Lajme
Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare

Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare

Shëndetësi
Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

Lajme
Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Ervis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi

Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Ervis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi

Lajme
Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu

Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Lajme
Kalo në kategori