LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët nuk janë transparentë – hezitojnë të deklarojnë pasurinë

Zyrtarët nuk janë transparentë – hezitojnë të deklarojnë pasurinë

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), programi “Qendra për Avokim dhe Këshilla Ligjore”-i cila implementohet në partneritet me Transparency International, ka mbajtur të mërkurën një tryezë të rrumbullakët, me temën “Publikimi dhe Deklarimi i pasurisë së personave zyrtarë të lartë”, ku përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve shtetërore, partive politike dhe medieve, kanë diskutuar mundësitë e rritjes së transparencës së institucioneve dhe zvogëlimit të korrupsionit në vend.

Në debat është vlerësuar se mungesa e vullnetit politik institucional, është arsyeja kryesore e cila ndikon në mungesën e transparencës së zyrtarëve të lartë karshi qytetarëve.

Të pranishmit në debat, kanë konsideruar se për të rritur transparencën dhe për ta zvogëluar korrupsionin, duhet miratuar Ligjin për Deklarimin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë, ligj ky i kthyer prapa nga Qeveria, me mbështetje të Kryesisë së Kuvendit.

Merita Mustafa nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka paraqitur krahasimet nga vendet tjera të rajonit, partnere të Transparency International, si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi.


Sipas Mustafës, vendet e rajonit kanë praktika më të mira sa i përket deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë, për faktin se kanë infrastrukturë ligjore, gjë që në Kosovë mungon. “Në bazë të të dhënave që ekzistojnë, në vendin tonë personat e lartë zyrtarë, nuk janë transparent dhe hezitojnë të bëjnë deklarimin e pasurisë. Po ashtu, tërheqja e Ligjit për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve nga Qeveria, vendim ky i mbështetur edhe nga Kryesia e Kuvendit, dhe pa asnjë arsyetim, tregon më së miri për mungesën e transparencës së institucioneve tona”, ka thënë Mustafa.

Muharrem Mustafa nga Agjencioni Kundër Korrupsion, ka folur për procesin e deklarimit të pasurisë nga zyrtarë të lartë.

Mirëpo, duke iu përgjigjur kërkesave të OJQ-ve për bërjen publike të formularëve të pasurisë së zyrtarëve, Mustafa ka përjashtuar këtë mundësi, kjo pasi sipas tij, një gjë e tillë, nuk lejohet me Ligjin e Agjencisë. “Bërja publike e formularëve të deklarimit të pasurive të zyrtarëve të lartë, nuk është e mundur, kjo pasi nuk e lejon ligji”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq, Avni Zogiani nga OJQ “Çohu”, ka theksuar se ekziston mungesa e vullnetit politik që të punohet në transparencë dhe luftim të korrupsionit.

Sipas tij, deri më tani, asnjë nga partitë politike, nuk e ka deklaruar financimin fushatave zgjedhore.

Të pranishmit në tryezë, kanë nxjerr disa rekomandime për institucionet relevante.

Rekomandimet nga tryeza

• Të miratohet Ligji për Deklarimin e Pasurisë së Personave Zyrtarë të Lartë, si dhe Ligji për Financimin e Partive Politike
• Të rregullohet me Ligj që pasuria e personave zyrtarë të lartë të bëhet publike
• Të ndikohet në zvogëlimin apo eliminimin e korrupsionit
• Të bëhen analiza krahasuese për ndonjë ndryshim eventual që mund të ketë në pasuritë e personave zyrtarë
• Të zvogëlohen mundësitë për arritjen e pasurisë në mënyrë të paligjshme
• Të forcohen mekanizmat për kontrollimin e pasurive
• Të parashikohen masa ndëshkimore për zyrtarët që nuk e deklarojnë pasurinë
• OJQ-të të deklarojnë pasuritë e tyre

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori