LAJMI I FUNDIT:

Albin Kurti, i vetmi kandidat për kryetar të VV-së

Albin Kurti, i vetmi kandidat për kryetar të VV-së

Këshilli Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), ka bërë të ditur së mbrëmë ka përfunduar afati i dorëzimi të kandidaturave për kryetar të kësaj lëvizje, i cili është shpallur më 21 dhjetor, dhe se në garën pë kreun e VV-së do të jetë vetëm Albin Kurti.

Vetëvendosje në një komunikatë për media kanë bërë të ditur se në Komision nuk është dorëzuar ndonjë kërkesë për shtyrje afati, ndërkaq deputeti Albin Kurti ka qenë kandidati që ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për kandidimin si kryetar i VV-së dhe nuk janë dorëzuar kandidatura të tjera.

Aty më tutje thuhet se marrë parasysh Statutin dhe Rregulloret, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm ka caktuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të brendshme për kryetar të VV-së të dielën, më 21 janar 2018.


“Sipas parimit një anëtar-një votë, anëtarët e Lëvizjes do të kenë të drejtën të hedhin votën e tyre në kutitë e votimit nëpër vendvotimet që do të hapen brenda dhe jashtë Kosove, të dielën më 21 janar, duke shprehur vullnetin e tyre – ‘për’, ‘kundër’, ose ‘abstenim’ – në lidhje me kandidaturën e Albin Kurtit si kryetar i VV-së”, thuhet në njoftimin e VV-së.

VV thekson se këtë praktikë normale votimi kjo lëvizje e ka ndjekur edhe në shumë procese të tjera të zgjedhjeve të brendshme.

“Fushata e zgjedhjeve të brendshme do të mbyllet 24 orë para ditës së votimit. Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i bën thirrje të gjithë anëtarëve të përfshihen në diskutimet dhe aktivitetet që do të mbahen në ditët në vijim gjatë fushatës së zgjedhjeve të brendshme për kryetar të VV-së për fuqizimin e mëtejshëm të praktikave të demokracisë së brendshme që tashmë e kanë etabluar VV-në si subjektin politik më demokratik në Republikën e Kosovës”, thuhet në sqarimin e bërë për media nga kjo lëvizje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori