LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Agim Zeka kalon në elitën e futbollit holandez, nënshkruan me Fortuna Sittardin

Zyrtare: Agim Zeka kalon në elitën e futbollit holandez, nënshkruan me Fortuna Sittardin

Agim Zeka ka kaluar në Fortuna Sittard duke nënshkruar një kontratë për një vit e gjysmë me klubin nga Eredivise.

Klubi e pranon që lojtari ishte në prova dhe ka bindur me aftësitë e tij teknike.

“Agimi është një anësor tipik i këndshëm që do t’i fitojë zemrat e publikut me driblimet e tij. Ai gjithmonë kërkon duel një-në-një me kundërshtarin”.


“Për shkak të veprimeve të tij individuale dhe këmbës së tij të majtë, gjithmonë është një kërcënim”, ka thënë menaxheri teknik i klubit Sjoerd Ars.

Agim Zeka e sheh kalimin e tij në Fortuna Sittard si hap të mirë për karrierën.

Zyrtare: Agim Zeka kalon nga Lille në Portugali te Varzimi
Lexo po ashtu Zyrtare: Agim Zeka kalon nga Lille në Portugali te Varzimi

“Kur erdha këtu për prova, pashë një klub ambicioz dhe një ekip ambicioz që pëlqen të luajë në mënyrë sulmuese. Unë menjëherë i tregova agjentit tim se dua të luaj këtu, prandaj pres që të jem pjesë e këtij ekipi”.

“Unë dua t’i ndihmoj që të ngjiten sa më lartë”, ka thënë Zeka.

Klubi i Fortunas i ka njoftuar tifozët edhe me karrierën e lojtarit të ri. Ai e ka nisur te FC Prishtina në Kosovë, ku kaloi nëpër të gjithë akademinë e të rinjve.

Më pas shkon te Skënderbeu, një klub me emër dhe famë në Shqipëri.

Lajmet për shqiptarët nëpër botë
Lexo po ashtu Lajmet për shqiptarët nëpër botë

Në shtator 2016, ai bën debutimin e tij profesional, ku bie edhe në sytë e Lille OSC, ku nënshkruan një kontratë për 4.5 vjet.

Klubi francez e kishte huazuar dy herë në Portugali te klubet Varzim SC dhe Leixoes SC.

Zeka ka luajtur për Shqipërinë U17, U19, U20 dhe U21. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Finalja e ‘El Clasicos’ rrezikon të mos luhet fare pas vendimit drastik të Real Madridit

Finalja e ‘El Clasicos’ rrezikon të mos luhet fare pas vendimit drastik të Real Madridit

Shpërthen në lot para ‘El Clasicos’ gjyqtari i njohur spanjoll – shkak u bë Real Madridi

Shpërthen në lot para ‘El Clasicos’ gjyqtari i njohur spanjoll – shkak u bë Real Madridi

Gyokeres i kërkon agjentit të negociojë vetëm me gjigantin spanjoll dhe të refuzojë ofertat tjera

Gyokeres i kërkon agjentit të negociojë vetëm me gjigantin spanjoll dhe të refuzojë ofertat tjera

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Israel Adesanya u stërvit me një 50-vjeçar, volli nga brutaliteti i ushtrimeve

Israel Adesanya u stërvit me një 50-vjeçar, volli nga brutaliteti i ushtrimeve

Capello emëron 7 lojtarët e Milanit që meritojnë të qëndrojnë në San Siro

Capello emëron 7 lojtarët e Milanit që meritojnë të qëndrojnë në San Siro

Kalo në kategori