LAJMI I FUNDIT:

Zyra e Kryetarit të Kuvendit i quan shpifëse akuzat e Nismës për Kosovën

Zyra e Kryetarit të Kuvendit i quan shpifëse akuzat e Nismës për Kosovën

Zyra Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, e cila ka demantuar pretendimet e subjektit politik Nisma për Kosovën, që thotë se ka zbuluar një skandal.

Kjo zyrë, përmes një komunikate për media, ka thënë se Nisma ka dezinformuar për Ligjin 05/L-063 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe i plotësuar me ligjet nr. 03/L-221, nr. 04/L-116 dhe nr. 04/L-194.

“Me vëmendje përcollëm paraqitjen e anëtarit të Kryesisë të Partisë Nisma për Kosovën, ku pretendohet për gjoja skandal, përveç tjerave edhe të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për Ligjin 05/L-063 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe i plotësuar me ligjet nr. 03/L-221, nr. 04/L-116 dhe nr. 04/L-194, miratuar në seance plenare me 14 dhjetor 2015”, thuhet në këtë reagim.


Lidhur me ketë paraqitje, Kuvendi i Kosovës thekson se pretendimet për shkelje janë “absolutisht të paqëndrueshme dhe shpifëse”, ngase “me përgjegjësi deklarojmë se ligji në fjalë i ka kaluar të gjitha procedurat e parapara me dispozitat e Rregullores se Kuvendit për procesin ligjvënës”.

“Kuvendi në seancën plenare të mbajtur me 14 dhjetor 2015, ka shqyrtuar projektligjin në lexim të dytë, dhe ka miratuar amendamentet 1, 3, 4 dhe 5, të propozuara nga Komisioni Funksional, ndërsa amendamenti 2 nuk është miratuar dhe Kuvendi ka miratuar projektligjin me amendamentet e miratuara. Teksti final i ligjit është përgatitur mbi bazën amendamenteve të miratuara në seancë plenare dhe i njëjti është proceduar për dekretim te Presidentja e Republikës se Kosovës dhe për publikim në Gazetën Zyrtare. Në rastet kur nuk miratohet amendamenti i propozuar, në tekstin final të ligjit mbetet teksti siç është në projektligj. Amendamenti 2 nuk është miratuar dhe nuk është inkorporuar në tekstin e ligjit i cili është publikuar në gazete zyrtare”, thuhet në sqarimin e Kuvendit të Kosovës.

Më tej, njoftimi i Kuvendit të Kosovës bën me dije se shqyrtimi, diskutimet dhe votimi i Ligjit nr.03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe i plotësuar me ligjet nr.03/L-221, nr. 04/L-116 dhe nr.04/L-194 dhe amendamenteve te propozuara, mund të gjendet në Transkriptin e Seancës Plenare, të datës 14.12.2015 në linkun në vijim: http://www.kuvendikosoves.org/…

“Dokumentet që e demantojnë adresimin e Nismës, janë në dispozicion në Administratën e Kuvendit”, përfundon reagimi i Zyrës së Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Drejtësi
Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Kalo në kategori