Zyra e Kombëtare të Auditimit korrigjon raportin për vitin 2023, LDK kërkon hetim nga prokuroria

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar hetime urgjente nga Prokuroria në lidhje me ndryshimin e raportit mbi shpenzimet e Qeverisë për karburante nga Zyra Kombëtare të Auditorit (ZKA).
Në një konferencë për media sonte, anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka thënë se bëhet fjalë për një falsifikim “të drejtpërdrejtë” në një raport institucional, pas ndërhyrjes së ministrit të Financave, Hekuran Murati.
“Zyra Kombëtare e Auditorit falsifikoi raportin. Në rastin në fjalë kemi të bëjmë me çështje të shpenzimit për naftë – një qeveri e cila shpenzon mbi 31 milionë euro në naftë e karburante, trefish më shumë se mesatarja para ardhjes së kësaj qeverie. Duke parë këtë krim institucional, ata sot ndërhynë në mënyrën më të paimagjinueshme, vetëm si dinë të bëjnë ata me manipulime e falsifikime të raporteve të institucioneve”, ka thënë ai.
Rukiqi tha se LDK e dënon fuqishëm “këtë akt të falsifikimit” dhe i bën thirrje prokurorisë që ta hetojë sa më shpejt “këtë krim të rëndë.”
“Një falsifikim i tillë nuk mund të cilësohet ndryshe veçse si një krim i rëndë institucional, ku ka shumë palë të përfshira. LDK do të angazhohet brenda Parlamentit që të zbardhet ky rast i falsifikimit dhe ndërhyrjes së qeverisë në institucionet e pavarura”, tha ai, transmeton KP.
Ndryshe, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka sqaruar se në raportin vjetor të auditimit për 2023 gjatë procesit të përgatitjes teknike është lëshuar një gabim, ku në faqen 42 të raportit, përkatësisht te kategoria “Mallrat dhe Shërbimet” kanë mbetur të dhënat nga raporti vjetor i auditimit për 2022.
ZKA-ja sqaron se te shënimi “Mallrat dhe Shërbimet” ku është bërë përshkrimi i zërave kryesorë që përbëjnë shpenzimet e kësaj kategorie, të dhënat e paraqitura nuk paraqesin gjendjen sipas të dhënave nga raporti vjetor financiar për buxhetin e Kosovës për vitin 2023.
Me vendim të Auditores së Përgjithshme është korrigjuar raporti vjetor i auditimit për vitin 2023 në faqen 42, te paragrafi 2 janë bartur të dhënat e korrigjuara të cilat përkojnë me të dhënat e sakta me raportin vjetor financiar të buxhetit të Kosovës 2023, përkatësisht, shënimi 28 “Mallrat dhe shërbimet” si në vijim: Zërat kryesor në këtë kategori të cilat përfshijnë pjesën më të madhe të shpenzimeve janë: shërbimet kontraktuese tjera me 70.927.000 euro, furnizimet mjekësore 61.714.000 euro, shpenzimet e karburantit dhe ngrohjes 27.910.000 euro, blerja e librave 514.000 euro, shpenzimet e qirasë 11.495.000 euro etj.
Sipas dëshmive të auditorit, vlera e korrigjuar për 2023 për karburante përfshin shpenzimet për vetura në vlerën 10.471.000 euro, naftën për ngrohje qendrore 7.590.000 euro, mazutin 833.000 euro, derivatet për gjeneratorë 520.000 euro, dru 8.288.000 euro, si dhe vaj 208.000 euro.
Auditorja e Përgjithshme dhe Zyra Kombëtare e Auditimit sigurojnë Kuvendin e Kosovës, opinionin publik si dhe subjektin e audituar se ky gabim teknik nuk ka pasur ndikim për nga aspekti i auditimit në raport si dhe në opinionin e auditimit për raportin vjetor financiar të buxhetit të Kosovës.
ZKA-ja ka njoftuar Kuvendin e Kosovës, Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Financave si subjekt i audituar, Komisionin për mbikëqyrjen e financave publike dhe Komisionin për buxhet, punë dhe transfere me të gjitha sqarimet e nevojshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës