Zvarritja e integrimit evropian vonon zbatimin e Marrëveshjes Prespës
Pavarësisht deklaratave të drejtuesve të institucioneve dhe të partive politike, Marrëveshja e Prespës nuk mund të zhbëhet dhe zbatimi i saj do të realizohet ashtu siç parashihet në dispozitat e hartuara dhe të miratuara nga Parlamentet e dy vendeve.
Kështu vlerësojnë një pjesë e njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare duke komentuar përplasjet mes liderëve politikë se mosmarrja e datës së bisedimeve, mund të vë në pikëpyetje zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë, me të cilën u zgjidh kontesti shumëvjeçar i emrit, me ç’rast Maqedonia ndërroi emrin në Maqedoni të Veriut.
“Konstatimi se mosmarrja e datës mund të zvarrisë zbatimin e saj, i ka bazat në vetëm marrëveshjen, sepse për përdorim të brendshëm, duhet të hyjë në fuqi atëherë kur do të merret data për fillimin e bisedimeve me BE-në. Ajo është një marrëveshje dypalëshe dhe nëse njëra palë tërhiqet prej saj, atëherë i jep mundësi edhe palës tjetër të tërhiqet”.
“Nëse vendi ynë tërhiqet, atëherë Greqia sërish do të rikthejë politikën e bllokimit të shtetit në integrimin evropian, pasi ai atlantik tashmë kanë përfunduar”, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, Muhamed Halili, ish-diplomat dhe njohës i çështjeve politike.
Kryeministri Zoran Zaev, i dëshpëruar nga mos-marrja e datës së bisedimeve me BE-në, fillimisht kishte thënë se kjo mund të çojë në “ngrirjen” e procesit të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, por më pas ka ndryshuar qëndrimin duke theksuar se me këtë kishte për qëllim t’i dërgojë porosi Bashkimit Evropian, se çdo vonesë në procesin integrues, mund të reflektohet edhe në Marrëveshjen e Prespës.
“Qëllimin e kisha që pikërisht BE-së t’i dërgoj mesazh të qartë e jo popullit grek apo politikës atje. Ne duhet t’i hapim negociatat pasi shumë gjëra të Marrëveshjes së Prespës janë të lidhura me bisedimet me BE-në. Marrëveshja e Prespës është e rëndësishme dhe duhet të zbatohet deri në fund, pasi garanton partneritet e përfitime tjera”, ka deklaruar Zaev.
Por, qëndrimi i kreut të Qeverisë, ka nxitur reagime të shumta, në veçanti ai se kjo marrëveshje mund të “ngrihet”. Kreu i opozitës, Hristijan Mickovski, e kishte quajtur madje deklaratë “primitive”.
“Me të vërtetë ky primitivizëm nuk i ngjan një shteti demokratik që pretendon të jetë pjesë e Evropës. Marrëveshja e Prespës është e qartë, qëndrimi im dhe OBRM-PDUKM-së dihet sa i përket përmbajtjes së saj, por edhe ata që e kanë nënshkruar duhet t’i dinë përgjegjësitë e tyre”, kishte deklaruar Hristijan Mickovski, kryetar i OBRM-PDUKM-së opozitare.
Njohësit e çështjeve ndërkombëtare thonë se Marrëveshja e Prespës është arritur me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare, e cila edhe është garantuese e zbatimit të saj. Ish-diplomati Muhamed Halili thotë se ndërkombëtarët nuk do të lejojnë dështimin e saj edhe pse partitë në forma të ndryshme, do ta shfrytëzojnë për pikë politike.
“Ata nuk do të lejojnë që kjo edhe njëherë të kthehet nga fillimi, por besoj se edhe dy shtetet besoj se nuk kanë interes të rikthehet, edhe pse herë pas here gjatë fushatave parazgjedhore do ta përdorin si një shembull që ka qenë i mirë apo nuk ka qenë, varësisht prej palëve që do ta deklarojnë këtë”, thotë Halili.
Marrëveshja mes dy vendeve për zgjidhjen e kontestit prej më se dy dekadave për emrin, është arritur më 17 qershor të vitit 2018. Me të Maqedonia ka ndryshuar emrin në Maqedoni të Veriut, ndërsa zbatimi i saj është paraparë në disa faza, apo paralelisht me procesin e integrimit evropian./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pagat me rritje në sektorin publik
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?