“Zoti të dhashtë”
Nuk kaloi shumë kohë kur kryetari i Mitrovicës iu drejtua popullit të tij duke thënë që secili ta mbroj pragun e vet, sepse zgjidhje të tjera nuk ka. Kjo deklaratë e tij na ka lënë gojëhapur, duke ditur se qysh nga fundi i luftës e deri më tani mitrovicasit ende nuk e gëzojnë lirinë, sikurse pjesa tjetër e Kosovës.
Doemos, kur e dëgjon këtë deklaratë, instinktivisht mendja shkon tek poezia e famshme e Migjenit “Zoti të dhashtë” në të cilën përshkruhet gjendja e mjerueshme e një lypsari, i cili troket te një derë, duke iu drejtuar zonjës së shtëpisë:
– A po na fal ndoj send, zoje?
Përgjigjja e saj ishte: Zoti te dhashtë!
Lypsari e di se çfarë domethënie ka "Zoti te dhashtë" –Mos me pas kurrë, mos me ngrënë kurrë! Prandaj, me ma tepër fuqi i bie derës. E tash, përbrenda është zëri më i rrepte: “Hajt more! Zoti te dhashtë! A merr vesh”?
Kështu, lypsari i shkretë e lë atë derë, mësyn të dytën, të treten, të katërtën…
Por, në cilën derë vallë duhet të mësyjnë këta qytetar të shkretë që ende jeta e tyre, edhe në këtë moment është në rrezik? A mos vallë është e shkruar nga Zoti që pjesa matanë lumit Ibër të flijohet apo ndoshta neglizhenca dhe lakmia për pushtet i ka verbuar këta njerëz, që si duket qytetarët i kanë “gjithçka” vetëm kur duhet t’ia marrin votën?
Është diçka edhe më e rëndë që po e vret këtë popull: injorimi i thellë që po tregohet ndaj tyre. Nuk po ju mjafton gjendja e mjeruar e popullit: vrasjet e shpërnguljet që po rritën dita ditës, duke e lënë të shkretë pjesën veriore, duke ua lënë kështu të lirë serbëve! Por, këta vazhdojnë edhe me lukse duke shpenzuar parat e popullit!
Si të zgjedhur të popullit, në vend se të mundohen të gjejnë ndonjë zgjedhje për të dalë nga kjo krizë, nga ky tunel – në fund të të cilit fatkeqësisht nuk ka fare dritë – ata shpenzojnë mijëra euro për celularë të tipit të fundit dhe dalin ballëhapur para mediave duke thënë se këto i kemi merituar, sepse komuna deri më tani nuk ka bërë ndonjë stimulim për drejtorët. A nuk është kjo Injorancë? Apo ndoshta populli është verbuar nga ndonjë magji e llahtarshme?
Nuk thuhet kot që “hekuri duhet rrahur sa është i nxehtë”. Por, si duket ne jo vetëm që s’e kemi rrahur, por edhe i kemi kthyer ujë të akullt!
Krejt në fund, dikush mund të thotë se çfarë do ky autorë më këtë shkrim, përderisa ne kemi probleme shumë më të mëdha?
Një gjë është e sigurt, në stuhitë e mëdha, gjërat e “vogla” lejnë më shumë përshtypje!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker