LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit polakë nxorrën 100 tonë peshq të ngordhur nga një lumë

Zjarrfikësit polakë nxorrën 100 tonë peshq të ngordhur nga një lumë

Zjarrfikësit polakë raportuan sot se kishin hequr 100 tonë peshq të ngordhur nga lumi Oder, i cili rrjedh përmes Gjermanisë dhe Polonisë, duke thelluar shqetësimet për një fatkeqësi mjedisore.

“Ne kurrë nuk kemi pasur një operacion të kësaj shkalle në lumë më parë”, tha Monika Nowakowska-Drynda nga zyra e medias e shërbimit kombëtar të zjarrfikësve. Ajo konfirmoi se rreth 100 tonë peshq të ngordhur ishin hequr nga lumi që nga e premtja.

Shkaku i vdekjes është i paqartë, megjithëse zyrtarët besojnë se peshku ishte helmuar.


“Sasi të mëdha mbetjesh kimike ndoshta janë hedhur në lumë, me njohuri të plotë të rreziqeve dhe pasojave”, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

Mostrat e ujit u dërguan në laboratorë në Republikën Çeke, Holandë dhe Britani me shpresën për të zbuluar shkakun e helmimit. Vendasit dhe peshkatarët polakë ishin të parët që raportuan për vdekjen masive të peshkut më 28 korrik.

Zyrtarët gjermanë akuzuan autoritetet polake se nuk i informuan për murtajën dhe u habitën nga sasia e madhe e peshqve të ngordhur. Në Poloni, qeveria gjithashtu është kritikuar ashpër se nuk ka vepruar më shpejt.

Vitet e kaluara, Odra njihej si një lumë relativisht i pastër me 40 lloje peshqish. Por tani mund të shihni peshq të ngordhur në lumë, disa lloje deri në 40 centimetra të gjatë.

Nowakowska-Drynda tha se në Poloni më shumë se 500 zjarrfikës po largojnë peshqit e ngordhur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori