Sipas Avokatit të Popullit, këto të dhëna tregojnë se në vitin 2020 nuk ka pasur përmirësim të përfaqësimit dhe në disa organe është edhe më i theksuar, si në Kabinetin e Presidentit dhe në Gjykatën Kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk ka përmirësim në përfaqësimin adekuat dhe të barabartë të komuniteteve më të vogla në të gjithë sektorët publikë në vitin 2020. Situata në organet shtetërore si Kuvendi, Avokati i Popullit, Qeveria, ministritë dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale është përmirësuar dukshëm, por në ndërmarrjet publike, prokuroritë dhe gjykatat ka vonesa në zbatimin e këtij parimi”, tha Avokati i Popullit, Naser Ziberi.
Në konferencë për media u prezantuan të dhënat për respektimin e parimit të mosdiskriminimit dhe përfaqësimit adekuat dhe të drejtë, si dhe për përfaqësimin gjinor në sektorin publik për vitin 2020.
Për realizimin e këtij aktiviteti, Avokati i Popullit ka paraqitur kërkesa në 1.345 institucione, prej të cilave 1.209 janë përgjigjur. Gjithsej 136 institucione nuk kanë dorëzuar të dhëna për gjendjen me zbatimin e parimit të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të komuniteteve në organet e qeverisjes shtetërore dhe në sektorin publik dhe në vetëqeverisjen lokale në tërësi.
Sipas Ziberit, duke filluar nga viti 2007 kur është aplikuar kjo analizë e deri më sot, konkluzioni i përgjithshëm është se ka një përmirësim në drejtim të përfaqësimit etnik të qytetarëve në organet shtetërore, organet e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe sektorin publik në tërësi.
Si ilustrim ai përmendi faktin se në vitin 2007 shqiptarët përfaqësoheshin me 10.8 për qind, ndërsa në vitin 2020 kjo përqindje është 20.1. Turqit në vitin 2007 përfaqësoheshin me 1.1 për qind, ndërsa në vitin 2020 me 2.1 për qind.
Romët përfaqësoheshin me 0.8 për qind, ndërsa tani janë 1.3 për qind. Vllehët janë në të njëjtin nivel, boshnjakët ishin me 0.3 dhe tani janë me 0.5 për qind.
Ziberi theksoi se në disa organe siç është Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë, ka një devijim të madh në aspektin e zbatimit të këtij parimi, përkatësisht përfaqësimit të komuniteteve joshumicë. 95.7 për qind e të punësuarve në ASHAM janë maqedonas dhe vetëm 1.4 për qind janë shqiptarë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës