Zhvillimi i Maqedonisë garantohet nga prodhimet eko dhe nga turizmi
Zhvillimi i turizmit dhe i prodhimtarisë organike japin mundësi për një zhvillim afatgjatë të këtij qyteti. Për këtë shkak, odat ekonomike që veprojnë në Komunën e Dibrës, por edhe pushteti lokal, u preferojnë investitorëve investime të sigurta pikërisht në këto dy sfera, shkruan gazeta Koha.
Ekonomistët dhe institucionet lokale dhe qendrore vlerësojnë se Komuna Dibër duhet që të përcaktojë si drejtime të qëndrueshme prodhimtarinë ekonomike dhe turizmin. Duke marrë parasysh se aktualisht në këtë komunë nuk ka ndotje të niveleve problematike, toka, ajri dhe ujërat garantojnë një zhvillim të bujqësisë dhe blegtorisë me përmasa më të gjëra. Poashtu edhe resurset ujore termo-minerale dhe jo vetëm, garantojnë zhvillim të turizmit.
Komuna Dibër gjatë përcaktimit të zonës ekonomike, mes kushteve kryesore për investitorët ka përcaktuar ngritjen e kapaciteteve, por për prodhimtari e cila nuk do të ndot mjedisin jetësor. Pushteti vendor edhe kur bëhet fjalë për investimet është i qartë sa i takon zhvillimit ekonomik. Investitorët e vendit dhe të huaj mund të investojnë vetëm në kapacitete të cilët nuk do të ndotin mjedisin jetësor. Përfaqësuesi i Odës ekonomike të Maqedonisë për rajonin e Dibrës, Zhupës dhe Rekës, Roland Pahumi, thotë se Komuna Dibër ka resurse të shumta të cilët garantojnë zhvillim të saj. Sipas tij, dy janë përcaktimet kryesore që duhet të realizohen në komunën e Dibrës për një zhvillim me përmasa evropiane.
Turizmi banjar, i cili deri tani ka suksese shumë të mëdha sidomos pas privatizimit të ndërmarrjes Banjat e Dibrës nga ana e investitorit Mexhit Capa. Investimet milionëshe në të dy lokacionet banjare, Banjisht dhe Kosovrast, kanë mundësuar një zhvillim të turizmit banjar me standardet më të larta. Duhet të kemi parasysh se investimet të mëdha në këto banja kanë një harmoni shumë të mirë me kualitetin e ujit, i cili është një ndër ujërat me kualitet më të lartë në Evropë, thekson Pahumi.
“Kur jemi tek investimet në këtë sferë, investitori i Banjave të Dibrës-Capa, këto ditë ka deklaruar se do të vazhdojë investimin në lokacionin e Kosovrastit me ndërtimin e një Akua parku me përmasa të mëdha moderne. Poashtu kur bëjmë fjalë për zhvillimin e turizmit, një potencial i madh është edhe Liqeni i Dibrës, i cili edhe pse është liqe artificial, ka një bukuri natyrore dhe mundësi për zhvillim të turizmit. Këtu duhet të kemi parasysh zhvillimin e peshkimit sportiv, por edhe shfrytëzimin e Liqenit për larje dhe relaksim. Kur jemi tek ujërat, të theksojmë edhe domethënien e Lumit piktoresk të Radikës. Lugina e Radikës, me bukurit e saja, por edhe me objektet hotelerike, mundëson një zhvillim të turizmit, edhe atë me prezencë të turistëve të huaj”, thotë Pahumi. Investimet të cilët i ka bërë pushteti vendor nëpërmjet projekteve të ndryshme japin një përkrahje të madhe zhvillimit të turizmit.
Me projektet ndërkufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë janë realizuar projektet të lidhjes së vendbanimeve kufitare me shtigjet malore të cilët kalojnë nëpërmjet bukurive të shumta të malit Deshat, ku edhe prezenca e ujërave dhe ujëvarave është e madhe. Kkjo bukuri duhet të shfytëzohet për një zhvillim më të madh të turizmit malor dhe rural. Sipas Pahumit, një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet mundësive për një zhvillim më të madh të prodhimtarisë organike. Ai thekson se fondet evropiane kur është në pyetje Maqedonia shprehin një interesim më të madh për përkrahjen e bujqësisë dhe blegtorisë. Toka pjellore e Dibrës garanton prodhime organike të pemëve, perimeve dhe kulturave furagjere. Poashtu në këtë drejtim një zhvillim të madh mund të ketë edhe në sferën e bletarisë, ku një pjesë e mirë e bletarëve kanë filluar të prodhojnë mjaltin organik. Në drejtim të zhvillimit të komunës poastu një vend të veçantë mund të ketë edhe prodhimtaria organike e prodhimeve të qumështit. “Tani djathi dibran është i brenduar dhe si i tillë për një kohë të shkurtër mund të del në tregje”, thekson kryetari i shoqatës së blegtorëve “Dashi”, Skënder Ame.
Ai shton se për një kohë të shkurtër ka mundësi të mira, sidomos për shkak të kullosave të pastra dhe vegjetacionit që mbretëron në malet e Dibrës, numri i dhenve të kalojë 100 mijë. Shoqata e blegtorëve “Dashi” poashtu shpreh një optimizëm se prodhimet e qumështit nga rajoni i Dibrës, si prodhime shumë të pastra, shumë shpejtë të mund të depërtojnë në tregjet e vendit, por edhe ato të jashtme.
Dy shtyllat e përmendura të zhvillimit të sigurt ekonomik të Dibrës, zhvillimi i turizmit dhe zhvillimi i prodhimtarisë organike, japin mundësi për një zhvillim afatgjatë të këtij qyteti. Për këtë shkak, odat ekonomike që veprojnë në Komunën e Dibrës, por edhe pushteti lokal, u preferojnë investitorëve investime të sigurta pikërisht në këto dy sfera./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje