LAJMI I FUNDIT:

Zhurma misterioze po çmend banorët e një fshati britanik

Zhurma misterioze po çmend banorët e një fshati britanik

Banorët e fshatit Woodland në qarkun Durham të Anglisë janë viktimat e fundit të zhurmës misterioze e cila kalon kufijtë e perceptimit.

Fshatarët thonë se çdo natë dëgjojnë një zhurmë e ngjashme me atë të motorit të makinës dhe kjo zhurmë është aq e madhe sa që nganjëherë dridh edhe shtratin, shkruan Telegraph.

Sado që kërkohet burimi i kësaj zhurme, banorët nuk mund të gjejnë shkaktarin. Kështu që ata thirrën autoritetet për ta zgjidhur këtë problem. Fshati me rreth 300 banorë kohët e fundit është në listën e atyre vendeve që e ka goditur zhurma misterioze.

Natyrisht, këtu gjithçka flitet prej teorive për praninë e jashtëtokësorëve, eksperimentet e qeverive deri tek minierat e braktisura. Rasti i parë i këtij lloji u shënua në vitet e 70-ta në Bristol, ku mijëra njerëz ankoheshin për një zhurmë të pandërprerë nga e cila disave u shpërthente gjaku nga hunda, nuk mundeshin të flinin dhe u dhembte koka.


Zhurma u ndal në mënyrë misterioze ashtu edhe siç ishte paraqitur. Banorët e Woodlandit, me vetëm një rrugë kryesore të rrethuar me ara, thonë se tek ta kjo zhurmë paraqitet rreth mesnatës dhe zgjatë deri në orën katër të mëngjesit dhe se kjo po ndodhë çdo natë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kjo makinë larëse është aq e vogël “sa s’ka ku të shkojë më”

Kjo makinë larëse është aq e vogël “sa s’ka ku të shkojë më”

Interesante
Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Interesante
Rezervuari gjigant i ujit bie mbi një grua në Indi, shpëton mrekullisht – pak sekonda më herët e kishte dhuruar si donacion

Rezervuari gjigant i ujit bie mbi një grua në Indi, shpëton mrekullisht – pak sekonda më herët e kishte dhuruar si donacion

Interesante
I mori numrin e telefonit në etiketën e bagazhit të saj fshehurazi, amerikanja tregon mesazhin e çuditshëm që mori nga një i panjohur

I mori numrin e telefonit në etiketën e bagazhit të saj fshehurazi, amerikanja tregon mesazhin e çuditshëm që mori nga një i panjohur

Interesante
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Pamje që zbulojnë arratisjen e guximshme të ngjalës nga stomaku i 'grabitqarit'

Pamje që zbulojnë arratisjen e guximshme të ngjalës nga stomaku i 'grabitqarit'

Interesante
Kalo në kategori