LAJMI I FUNDIT:

Zhduken 130.000 gjinj që fryhen

Zhduken 130.000 gjinj që fryhen

Gjinjtë që fryhen, të cilët është dashur të përdoren në fushatën reklamuese të revistës australiane “Ralph” janë zhdukur rrugës nga Kina drejt Australisë.

Kur ka arritur anija, punëtorët e kanë marrë vesh se gjinjtë nuk ishin aty. Ato janë dashur të shpërndahen falas së bashku me numrin e parë të janarit të vitit të ardhshëm të revistës. Vjedhja e mallit me vlerë prej rreth 200.000 dollarë është edhe një goditje tjetër ndaj kompanisë PBL e cila tanimë është në borxh veçmë 4.3 miliardë dollarë.

Redaktori i revistës Ralph, Santi Pintardo i ka lutur të gjithë ata të cilët kanë ndonjë informatë për gjinjtë e zhdukur të kontaktojnë redaksinë.

“Nëse nuk i kanë grabitur piratët somalez është vështirë të sqarohet se si janë zhdukur”, ka thënë ai. “Nëse i gjeni të shpërndara nëpër breg të detit, ju lutemi vetëm na informoni”, ka shtuar ai.


Kontejneri me gjinj ishte nisur nga Pekini para dy javësh. Megjithatë, në Sydney ka arritur i zbrazët. Revista ka njoftuar për vjedhjen edhe kontrollin bregdetar.