LAJMI I FUNDIT:

Zgjoi i bletëve sulmon 30 atletë

Zgjoi i bletëve sulmon 30 atletë

Tridhjetë atletë të cilët po merrnin pjesë në gjysmë-maratonën në Saga, në jugperëndim të Japonisë, janë dërguar në spital pasi që janë sulmuar nga një zgjua i bletëve.

Në garën e mbajtur të shtunën kanë marrë pjesë rreth 3.200 garues, derisa në momentin që po kalonin bregut të lumit, i ka sulmuar një zgjua i madh i insekteve, “i cili është dukur si një re e zezë", ka thënë për France Press udhëheqësi i ekipit shpëtimtar Tomomi Koyanag.

Të sulmuarit i janë nënshtruar ndihmës mjekësore për shkak të thumbimit, por askush nuk është lënduar rëndë, ka precizuar Koyanag.