Pesë ditë para hyrjes në fuqi të vendimeve të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në dokumente të udhëtimit për qytetarët serbë dhe për targa ilegale, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit i kërkohet që mos të ketë kthim prapa të dy këto vendimeve.
Sipas njohësve të procesit të dialogut, Kosova është në të drejtën e saj në vendosjen e reciprocitetit dhe se zgjidhja duhet të gjendet te pala serbe, qoftë për një masë të përkohshme për lëvizje të lirë ose për një marrëveshje të qëndrueshme mes palëve, por gjithmonë mbi bazën e barazisë.
Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë për KosovaPress, se pas vizitës se dy emisarëve euro-amerikan, Lajçak dhe Escobar mund të gjendet një zgjidhje që është barasvlershme edhe për palën serbe.
“Kosova është në të drejtën e saj në vendosjen e reciprocitetit për dokumente dhe për targa. Nuk mund të vazhdohet gjithmonë njëanshëm që Kosova të ketë standard tjetër krahasim me Serbinë. Qytetarët tonë të malltretohen me largimin e targave dhe dokumente shtesë kur hynë në shtetin serb. Është vendim i duhur dhe qeveria duhet t’i qëndrojë pas.
Por gjithmonë duhet të shikojë një zgjidhje që është reciproke edhe nga pala serbe. Kosova duhet të jetë e hapur për gjetjen e një moduli që është i barabartë me palën serbe, por jo të minojë sovranitetin dhe kushtetutshmërinë e vendet me ndonjë alternativë që shkon përtej 17 shkurtit të 2008.
Konsideroj se zgjidhja duhet të gjendet më shumë te pala serbe që të ketë një dakordim, qoftë për masë të përkohshme për lëvizjen e lirë, qoftë për një marrëveshje të qëndrueshme mes palëve, ku është bazë reciprociteti, por kthim prapa nuk duhet të ketë. Pasi Kosova është në të drejtën e saj dhe reciprociteti është parim i shteteve të barabarta dhe sovrane”, thotë Fetahu.
Megjithatë, analisti politik Artan Muhaxhiri, thotë se bashkësia ndërkombëtare mund të kërkojë ndonjë favor minimal nga Qeveria e Kosovës, por gjithmonë duke mos cenuar substancën e dy vendimeve qeveritare.
“Gjitha propozimet e palës serbe ishin krejtësisht të papranueshme. Qeveria bëri mirë që nuk lëshoi pe, mirëpo është e logjikshme që edhe bashkësia ndërkombëtare të kërkojë tash ndonjë favor minimal nga Qeveria e Kosovës, por absolutisht duke mos cenuar substancën e kësaj marrëveshje. Suksesi do t’i faturohet Qeverisë së Kosovës dhe faji Qeverisë së Serbisë nëse ka ndonjë eskalim me 1 shtator, por absolutisht është një momentum pozitiv për Kosovën që duhet të shfrytëzohet për të ardhmen”, shton ai.
Ndërkaq, sipas Arbër Fetahut, përfshirja e madhe e ShBA-së dhe BE-së për gjetjen e një zgjidhje për reciprocitetin dhe targat mund arrihet një ujdi e ndërmjetme, qoftë e përkohshme apo përfundimtare.
“Ndoshta një zgjidhje e ndërmjetme mund të gjendet marrë parasysh edhe deklarimet e ndërmjetëseve, ata thanë se janë optimist. Shpresojmë që nuk ka eskalim edhe nëse s’ka një zgjidhje dhe vazhdohet me reciprocitet në pikat në Jarinje dhe Bërnjak. Mirëpo marrë parasysh përfshirjen e madhe të ShBA-së dhe BE-së, një zgjidhje e ndërmjetme të paktën e përkohshme dhe jo përfundimtare mund të ketë këtë muaj dhe t’i jepet kohë edhe bisedimeve shtesë”, thekson ai.
Në tentimin për gjetjen e një zgjidhje për dy këto vendime, gjatë kësaj jave në Kosovë dhe Serbi qëndruan për vizitë i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirolsav Lajçak.
Ata potencuan nevojën për arritjen e një marrëveshje që mos të ketë tensione më 1 shtator, atëherë kur hynë në fuqi vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në dokumentet e udhëtimit dhe targat ilegale. derisa theksuan se bisedimet do të vazhdojnë me dy palët.
Më 31 korrik të këtij viti, për shkak të bllokimit të rrugëve magjistrale në veri, Qeveria e Kosovës në konsultim edhe me aleatët ndërkombëtar shtyu dy këto vendime për 1 shtator. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova