LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhja në zgjedhje

Ngërçi politik që ka kapluar hapësirat shqiptare padyshim se është rezultat i shkurtëpamësisë politike të klasës së saj politike. Kjo situatë “ngre e mos e këput” në Shqipëri po zgjat vite me radhë, ndërsa në Kosovë ka një dekadë. Kurse, në trevat tjera shqiptare, si në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe në Malësi as që bëhet për ndonjë politikë të organizuar dhe me trendë pozitive.

Në Shqipëri dhe Kosovë u harxhua kot së koti shumë energji në iniciativa të ndryshme, por që në fund nuk kishte kurrfarë rezultate. Këtë humbje kohësh nuk mund ta kuptoj askush, për veç atyre që ishin aktorë të këtyre ngjarjeve. As të huajt nuk po kuptojnë, çfarë vërtet kanë në objektiv këstet politike shqiptare.

Greva e fundit e 19 deputetëve dhe mbështetësve socialistë për transparencën zgjedhore ishte një akt shumë sublim i këtyre njerëzve që me jetën e tyre të luftojnë njëherë e përgjithmonë një dukuri të shëmtuar të demokracisë shqiptare, jo transparencën zgjedhore. Por, sa ia vlen kur kjo grevë nuk hasi në mirëkuptim të pushteti aktual në Shqipëri, por edhe më gjerë. Hiq liderët e këtyre subjekteve të cilët ndoshta më shumë kanë meritë për këtë kaos politik, sepse atëherë kur duhej të reagohet kishin pajtuar me ligjin e zgjedhjeve që ka tani ky dhe vend nuk kishin menduar se kjo mund t’iu shkaktojë telashe, por kishin llogaritur vetëm interesat e grupeve të tyre të interesit dhe jo transparencën dhe ligjin.


Ideja e grevës ishte e mirë, por do të ishte me interes sikur ajo të organizohej menjëherë pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, atëherë kur publiku shqiptar ishte i përqendruar më shumë, e jo një vit pas përfundimit të tyre, sepse populli është lodhur nga politika e liderëve shqiptar dhe se çdo gjë lëviz në kohë dhe hapësirë të caktuar.

Një fjalë e urtë thotë më mirë vonë se kurrë, por kjo vonë në politikën shqiptarë është shndërruar në modë dhe tani aplikohet nga të gjitha formacionet e saj politike, pa përjashtim, të djathtë, të majtë, laro, etj.
Tani, shtrohet pyetja, çfarë pas kësaj situate, kur në Tiranë kemi një situatë konfuze politike dhe demokracia e këtij vendi është duke ngecur mjaft? Çfarë të bëhet në Kosovë pas ngjarjeve për dyshime të përfshirjes korruptive të disa ministrave të Qeverisë së saj, por edhe të një pjese së klasës politike dhe degradimit moral dhe kombëtar të tyre? Si do të dilet nga ky qorrsokak? Po ashtu, çfarë duhet bërë në Maqedoni, pas ngjarjeve tragjike të vrasjes së katër shqiptarëve nga shteti sllavo-maqedonas? Por, edhe në Luginë dhe Malësi kemi një gjendje të mjerë politike dhe pa ndonjë shpresë për iniciativa të reja dhe rezultate të dukshme.

Gjendja politike në Shqipëri, padyshim se reflekton direkt në të gjitha këto pjesë dhe anasjelltas, por çdo problem në shtetin shqiptar është i dëmshëm edhe për shtetin e Kosovës, por edhe për pjesët tjera të hapësirës shqiptare. Për fat të keq, klasa politike shqiptare nuk ka një strategji të përbashkët veprimi, por politika e saj mbështetet kryesisht në hetero-centrizmin politik. Tirana, Prishtina, Tetova, Presheva dhe Ulqini bëjnë politika të pavarura dhe jo të përbashkëta. Kjo politikë deri më tani ka dëmtuar proceset e zhvillimit të këtyre vendeve, por edhe të ngadalësimit të tij në integrimet ndërmjet veti dhe euroatlantike.

Për këtë politikë janë përgjegjës këstet politike në Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Preshevë e Ulqin dhe askush tjetër. Ndërsa, Bashkësia ndërkombëtare vepron vetëm atëherë nëse këto këste politike do të ishin të bashkuara dhe do të kenë një plan të përbashkët, por të jenë serioz dhe transparent në punën e tyre. Shembulli më i mirë i veprimit të politikës së Bashkësisë ndërkombëtare ishte gjatë luftës së UÇK-së në vitin 1998-99, atëherë kur vepronin luftëtarët futeshin në veprim të gjithë mekanizmat ndërkombëtar. Kjo nënkupton se lufta me mjete diplomatike është shumë komplekse dhe duhet të jetë e vazhdueshme dhe jo të stepet në iniciativat e kota dhe të pritet nga dikush që të zgjidh problemet e tyre.

Andaj, për të mos mbetur në këtë gjendje, në paralizë politike dhe dalja nga kjo situatë do të ishte organizimi i zgjedhjeve të parakohshme, si në Shqipëri dhe Kosovë. Ndërsa, në hapësirat tjera shqiptare të zhvillohet aktivitet i vrullshëm politik. Këto zgjedhje ndoshta për momentin do të jenë çelësi i tejkalimit të kësaj situate të pavolitshme politike dhe padyshim transparenca e plotë dhe respektimi i ligjit zgjedhor. Këto vende duhet të mësohen të zbatojnë ligjin më të mirë që njeh demokracia botërore për zgjedhjet në mënyrë që të mos ketë kurrfarë telashe.

Qytetarët e këtyre vendeve, përfundimisht duhet të pajisen me dokumente personale biometrike dhe në zgjedhje të dalin vetëm ata që posedojnë dokumente valide. Me zgjedhjet e reja do të dilet nga ky ngërç politik, por duke preferuar projekte të reja politike, politikanë të rinj, të aftë, të guximshëm, të cilët së pari punojnë për interesin e qytetarit shqiptarë dhe interesat e vendit të tyre, e jo për interesa të ngushta klanore e grupore. Vetëm kështu do të forcohet demokracia e këtyre vendeve dhe padyshim këto vende do të ecin më fortë rrugës së integrimit dhe të bashkimit kombëtar.

Kjo rrugë është e vetmja rrugë e shëndosh, ndërsa kjo pastaj i paraprinë rrugës së integrimeve rajonale dhe euroatlantike. Andaj, zgjidhja në zgjedhje është rrugë e vetme nga ky ngërç politik për momentin dhe alternativë tjetër nuk ka.

Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori