Këto dy lista që janë nxjerrë nga Arkivi i Kosovës, paraqesin emrat e kandidatëve të ‘zgjedhur’ në dy kuvendet e para të Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore. Këto dy lista kanë rëndësi të madhe historike pasi që vërtetojnë se Kosova është Krahinë Autonome. Autonomia nuk ka qenë e plotë, por ky status i veçantë juridik dhe politik i ka paraprirë evoluimit të mëtejmë. Nga kjo pozitë Kosova avancoi më tej në Kushtetutën e Jugosllavisë Socialiste Federative Popullore në vitin 1948, në atë të vitit 1963 dhe më në fund me Kushtetutën e vitit 1974 kur u bë anëtare e barabartë në federatën jugosllave.
Këto dy lista janë të rëndësishme edhe për shkak të gjuhës. Jo vetëm për mënyrën se si shkruhej gjuha para shtatë dekadave, por më shumë për shkak se gjuha shqipe për herë parë zyrtarizohet në Jugosllavi.
Në listën e parë janë emrat e 10 deputetëve dhe 10 zëvendësve të tyre. Edhe pse Asambleja e parë e Kosovës kishte disa deputetë që ishin bujq apo mjekë, shumica e deputetëve janë funksionarë të pushtetit. Me fjalë tjera, Asambleja ka qenë organ i pushtetit komunist të asaj kohe e jo institucion demokratik e popullor çfarë duhej të ishte. Punën e parë që e ka bërë kjo Asamble ka qenë aprovimi i vendimit për të vërtetuar se Kosova në Jugosllavi është pjesë e ‘Serbisë Federale’. Vendimi tjetër ka qenë miratimi i pushtetit të jashtëzakonshëm ushtarak që ishte vendosur me dhunë në Kosovë.
Sidoqoftë, nëse dëshironi ta dini karakterin e pushtetit të atëhershëm dhe sidomos rolin e kësaj asambleje, duhet t’i shihni emrat e deputetëve, profesionet apo funksionet e tyre shtetërore. Listës së deputetëve të vitit 1948 i prin Ali Shukria (Shyqriu) i cili ka funksion të prokurorit të përgjithshëm. Shumica e anëtarëve tjerë janë po ashtu prokurorë, gjykatës, ‘naqallnika’, oficerë ushtrie, udhëheqës të sigurimit sekret etj.
Nëse e shikoni listën e dytë, atë me emra të deputetëve të vitit 1950, do ta shihni se Ali Shukria është përsëri anëtar. Por, kësaj radhe profesioni i tij është student (student i shkollës së nalte te partisë në Beligrad). Ky ‘avancim’ i Ali Shukrisë flet shumë: Ai, fillimisht ka qenë funksionar i lartë e më vonë ka shkuar në shkollë.
Ali Shukria ka qenë sinonimi për ‘funksionarin shqiptar’ në pushtetin e Jugosllavisë socialiste. Sa ka qenë prokuror (edhe pse i pa shkolluar) ai ka nënshkruar pa ia nda dënime me vdekje për ‘armiqtë e shtetit’. Dhe, kur e kreu punën me ‘armiqtë’ ai shkoi në shkollë.
Për gjeneratën time, dhe sidomos për ato më të vjetra, emrat që shihen në listën e dytë, në atë të vitit 1950, janë të njohura. Ata janë: Fadil Hoxha, Ali Shukria, Kolë Shiroka, Xhevdet Hamza, Veli Deva, Spasoje Gjakoviq, Hajredin Hoxha (këtë të fundit e kam pasë profesor). Sidoqoftë, shumica e këtyre emrave në kujtesën tonë kanë mbetur si lloj halabakësh dhe mbahen në mend për të keq.
Vëmendje të veçantë tërheqin edhe dy emra tjerë. Njëri është Esad Mekuli e tjetri Hivzi Sulejmani. Që të dy janë shkrimtarë. Emrin e Esad Mekulit dua ta eliminojë pasi që ai aty me siguri ka hyrë ‘rastësisht’. Megjithatë, ka qenë shkrimtar (poet) dhe mbi të gjitha mbahet në mend si njeri i mirë. Por, vëmendje të veçantë duhet t’i kushtoni emrit të dytë: Hivzi Sulejmanit. Hivziu pos që ka qenë shkrimtar, ka qenë edhe gjykatës, por edhe prokuror. Mbi të gjitha, edhe komunist i përbetuar. Hivziu, gjatë funksionit që ushtroi, ndoqi me shumë ‘sukses’ për të dënuar shumë ‘armiq të popullit’ me vdekje e burg të rëndë.
Ne nuk mund t’i ikim pyetjes: Si është e mundshme që shkrimtari të bëhet gjykatës dhe prokuror? Si është e mundshme që një njeri t’i ushtrojë tri (katër) funksione: shkrimtar, prokuror dhe deputet? Këto tri funksione janë diametrikisht të kundërta me njëra-tjetrën. Vetëm shoqëritë e mjera nxjerrin njerëz që i ushtrojnë këto tri funksione së bashku. Nuk ka përgjigje tjetër.
Në realitet edhe prokurorët e sotshëm në Kosovë nuk dallohen shumë nga ata të mëparshmit. Që të dy palët më shumë merren me ‘armiqtë e shtetit’ se sa me kriminelët e zakonshëm që edhe sot, sikur edhe atëherë, janë në pushtet.
Emrat që mund t’i shohim sot në listat e kandidatëve për deputet, nuk përmbajnë emra të prokurorëve. Por, halabakë ka mjaft. Madje më shumë se në këto dy listat që shihen në këto dy dokumente. Disa punë shkojnë me trashëgim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!

Fotografitë ikonike të revistës “Face”

Kundër flokëve të gjatë

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit