Edi Rama duhet të ketë qenë i lehtësuar ndërsa hynte në selinë e Kryeministrit të Holandës, pasi ka lexuar lajmet mbi rrudhjen sado të vogël të Partisë së Lirisë, e cila dhjetorin e kaluar zhvilloi një fushatë të fortë kundër Shqipërisë, natyrisht duke e përdorur retorikën në suazën e fushatës elektorale për zgjedhjet evropiane.
Rezultatet e votimeve evropiane në Holandë nuk pritet të shkaktojnë një tërmet politik për qeverinë e Kryeministrit Mark Rutte, ndërkohë që vota e tij për Shqipërinë në qershor nuk ka gjasa të kondicionohet nga zhvillimet e brendshme politike.
Zgjedhjet evropiane, edhe pse kanë shkaktuar një tronditje të pjesshme (por të fortë) kryesisht në Britaninë e Madhe dhe në Francë, në numrin e përgjithshëm të Parlamentit Evropian nuk do të ketë një ndryshim dramatik. Grupi i Partisë Popullore, PPE, vazhdon të jetë grupi më i madh me 214 vende, Partia Socialiste Evropiane PSE renditet e dyta me 189 vende (me një rritje të lehtë), duke pasur mundësinë e krijimit të një mazhorance absolute që do të mbështeste Komisionin e ardhshëm Evropian që do të drejtohet ose nga konservatori Junker, ose nga socialisti Shulz.
Në përgjithësi, nga zgjedhjet e së dielës janë rritur ndjeshëm euroskeptikët, por edhe grupimet e majta, të cilat nuk janë anti-BE, siç është rasti i SYRIZA-s në Greqi, e cila tashmë është forcë e parë politike në vendin fqinj. Forcat politike pro Unionit kanë mazhorancën, edhe pse ka presion nga opinioni publik i vendeve anëtare për të ndryshuar politikat e BE-së ndaj qytetarëve dhe në dobi të tyre. Por gjithçka do të ishte më ndryshe nëse zgjedhjet e së dielës do të ishin një ortek politik i euroskeptikëve. Sinjalin e parë e dhanë britanikët me fitoren e partisë indipendentiste UKIP, që drejtohet nga Nigel Farage, duke e kuotuar të parën dhe më pas francezët me fitoren shokuese të Front Nationale të Marine Le Pen-it.
Sytë ishin të drejtuara nga Italia, ku analistët jepnin mundësitë e fitores së Movimento 5 Stelle të Bepe Grillos. Padyshim, nëse tri forcat euroskeptike në Britaninë e Madhe, Francë dhe Itali do të kishin bërë “tris”, orteku politik i grupimeve anti-BE do të kishte tronditur themelet politike të Unionit, duke shkaktuar dhe ndryshime radikale, që normalisht do të kishin pasoja edhe për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Mirëpo, lajmet nga Roma i kanë dhënë një shtysë tjetër zhvillimit politik në kontinent, duke frenuar gjasat e një furtune ekstremiste, por edhe duke rritur shpresat për një Evropë të re, më pranë qytetarëve dhe me më pak burokraci.
Italianët, si një vend bashkëthemelues i BE-së, i kanë dhënë një besim të fuqishëm Kryeministrit Matteo Renzi, lideri socialdemokrat i Partito Democratico, parti e cila mori gati 41% dhe dy herë më shumë vota se euroskeptikët e Grillos.
Fitorja e Renzit me një peshë kaq të madhe, vjen në momentin më të mirë për të, por jo vetëm. Në korrik, Italia do të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian dhe Kryeministri Renzi do të ketë një fuqi specifike më të madhe, pasi partia e tij është më e votuara ndër forcat e PSE-së në të gjithë Evropën. Me ketë peshë specifike, zoti Renzi pritet të kthehet në protagonistin e momentit së bashku me Kancelaren Merkel për të “gatuar” shpejt e shpejt ekzekutivin e ri të BE-së, i cili do të jetë, sipas të gjitha gjasave, një koalicion i PPE-së dhe PSE-së.
Një presidencë italiane e BE-së, me një peshë të shtuar politike të qeverisë së Matteo Renzit, sipas të gjitha gjasave është pozitive edhe për Shqipërinë, për hapat e mëtejshëm të integrimit nëse do të merret në qershor vendimi për statusin kandidat, i cili gjithashtu do të dalë nga qeveritë e vendeve anëtare.
Një situatë përgjithësisht pozitive për Shqipërinë ofron edhe rezultati i zgjedhjeve evropiane në Greqi, ku Alexis Tsipras, si fitues i tyre, do të ndikojë (edhe pse pa qenë në qeveri) në frenimin e valëve antishqiptare që shpërthejnë shpesh në Greqi sa herë që ka zgjedhje apo zhvillime të vrullshme politike. Partia e zotit Tsipras njihet si një përkrahëse jo vetëm e emigrantëve, por edhe kërkon marrëdhënie të mira me Shqipërinë.
Përgjithësisht, zhvillimet e tjera në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, natyrisht që kanë qenë të ndikuara nga gjendja e brendshme, gjë që është normale të ndodhë dhe është pjesë e dialektikës politike. Opinioni politik evropian kërkon prej vitesh një reformim të Unionit, në mënyrë që teknokratët e Brukselit të kontrollohen nga qytetarët. Një zhvillim politik që duhet të implementohet edhe në Shqipëri çdo ditë e më shumë.
Megjithatë, shumë liderë evropianë kanë marrë frymë lirshëm dje në mbrëmje, pas dështimit të Grillos në Itali, fitorja e të cilit do të kishte plotësuar ciklin e një tërmeti politik anti-BE që padyshim do të kishte pasoja të mëdha për Ballkanin dhe për rrugën evropiane të Shqipërisë.
Këtë ciklon e ndali Matteo Renzi me fitoren e tij historike, e cila është edhe një shans për Shqipërinë që të lëvizë shpejt dhe fort në “tabelën e re të shahut” të politikës evropiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht