Tubime dhe takime me qytetarë në më shumë qytete dhe vendbanime do të mbajnë partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur, të cilët marrin pjesë në zgjedhjet lokale të caktuara për më 15 tetor.
Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbajë tubim në Manastir dhe Resnjë.
Partia Aleanca për Shqiptarët do të mbajë takime me qytetarët në Haraçinë, Likovë dhe tubim qendror për Kumanovën.
Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM-ja do të mbajë takim me qytetarët në Rankonc dhe Nagoriçan të Vjetër dhe tubime në Kriva Pallankë dhe Kumanovë.
Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga OBRM-PDUKM-ja do të mbajë takime me qytetarët në Karbinc dhe Llozovë dhe tubime në Sveti Nikollë dhe Shtip.
Fushata për rrethin e parë zgjedhor përfundon më 13 tetor në orën 24.
Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.
Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për raundin e dytë përfundon më 27 tetor në mesnatë./Telegrafi/