LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhen anëtarët e Komisionit Parlamentar për Marrëdhënie Ndëretnike

Zgjedhen anëtarët e Komisionit Parlamentar për Marrëdhënie Ndëretnike

Parlamenti i Maqedonisë në vazhdimin e pasdites të seancës së tetë ka miratuar një vendim për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për marrëdhënie ndëretnike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për anëtarët e Komisionit nga deputetët maqedonas janë zgjedhur Xhaklina Llazarevska, Nikica Korubin, Kosta Janevski Sllavica Shumanska Miteva, Antonijo Milloshoski, Goran Manojlloski, Dafina Jovanovska Stojanoska. Anëtarë nga radhët e deputetëve shqiptarë janë Rexhail Ismaili, Xhevat Ademi, Artan Grubi, Shpresa Hadri, Ziadin Sela, Fadil Zendeli dhe Zeqirja Ibrahimi. Deputetët turq do t’i përfaqësojë Jusuf Hasani, vllehët Sashko Kostov, romët Kurto Dudush, serbët Ivan Stoiljkoviq, kurse boshnjakët Zeqir Ramçiloviq.

Parlamenti miratoi edhe vendimin për ndryshim dhe plotësimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve dhe zv. kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të komisioneve të Kuvendit, si dhe zgjedhjen e shefit, anëtarët dhe zëvendësit e Delegacionit të Parlamentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, delegacionit të Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë.


Parlamenti më tej vazhdon debatin për Propozimin mbi propozim për mbylljen e llogarisë së Buxhetit për vitin 2016. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori