LAJMI I FUNDIT:

Zgjasin nusen 35 centimetra para martesës

Zgjasin nusen 35 centimetra para martesës

Nusja me rritje shkurtabiqe, e gjatë gjithsej 105 centimetra, pak para martesës i është nënshtruar operacionit të zgjatjes dhe para altarit ka shkëlqyer me 140 centimetra.

“Tani jam më gjatë se një metër e gjysmë nëse barti këpucë”, ka deklaruar Tiffanie Didonato e cila ka 27 vjet dhe vuan nga një formë e rrallë e rritjes shkurtabiqe.

Para se t’i thoshte PO-në e përhershme të zgjedhurit të zemrës së saj me emrin Erik, ajo i është nënshtruara operacionit të zgjatjes, i cili ia ka kthyer vetëbesimin, shkruan Telegrafi britanik.

Siç e ka përshkruar vet Tiffanie: “Gjithmonë kam dashur të jem e pavarur, të martohem dhe të vozis automjet. Gjëra që shumica e njerëzve i marrin si të kryera”.


Mekanizimi i veçantë i integruar në kockat e saj i ndan indet kockore milimetër për milimetër, e kocka me procesin e plotësimit i mbush vrimat e krijuara.

Pasi që kockat e saj kanë ndaluar të rriten kur i ka pasur tetë vjet dhe jeta i është bërë çdo ditë e më e vështirë, e ëma e Tiffanie ka vendosur në trajtimin shumëvjeçar të zgjatjes së tyre.