LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëspresidenti i Kinës viziton Korenë e Veriut

Zëvendëspresidenti i Kinës viziton Korenë e Veriut

Zëvendëspresidenti i Kinës, Xi Jinping, ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Korenë e Veriut, ku do të zhvillojë bisedime lidhur me programin atomik të diskutueshëm të vendit.

Xi do të takohet edhe më udhëheqësin koreanoverior, diktatorin Kim Jong II.

Pas bisedimeve për vite me radhë, Koreja e Veriut ishte deklaruar në 2007 se është e hapur për bashkëpunim për programin e saj atomik. Si kundërpërgjigje të këtij vendimi, vendit komunist iu premtuan ndihma në fushë energjetike dhe ekonomike.

Së fundi të ashtuquajturat "Bisedimet e gjashtë kombeve", ku marrin pjesë të dyja Koretë, Kina, SHBA-të, Rusia dhe Japonia, do të rinisin përsëri. /DW/