LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskancelari austriak që tha “Kosova është Serbi”, po përballet me presionin për dorëheqje

Zëvendëskancelari austriak që tha “Kosova është Serbi”, po përballet me presionin për dorëheqje

Zëvendëskancelari austriak Heinz-Christian Strache shkaktoi një trazirë kur tha se Kosova është pjesë e Serbisë.

Shefi i partisë së ekstremit të djathtë në Austri, i cili ka qëndruar sot në Beograd, është takuar ndër të tjera me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe ministrin e jashtëm Ivica Daçiç.

Në një konferencë për media, Strache u tha gazetarëve se deklarata e tij ndaj Kosovës qëndron, pasi edhe pse Austria e ka njohur pavarësinë e Kosovës, Serbia, sipas tij, e konsideron Kosovën si pjesë të saj, shkruan mediumi austriak Die Presse.


Por, Strache tash po përballet me thirrjet për dorëheqjen e tij nga pozita e zëvendëskancelarit të Austrisë.

Dorëheqja e Straches është thirrur nga mediet austriake, por edhe nga politikani gjerman Bernd Posselt, i cili ishte një nga mbështetësit me influencë të pavarësisë së Kosovës nga Serbia, transmeton Insajderi.

Zëvendës-kancelari austriak dëshiron që vendi i tij të ndërmjetësojë mes Kosovës dhe Serbisë
Lexo po ashtu Zëvendës-kancelari austriak dëshiron që vendi i tij të ndërmjetësojë mes Kosovës dhe Serbisë

Bernd Posselt, ish-deputet i Parlamentit Evropian (PE) nga radhët e CSU – partnerit të partisë CDU-së Angela Merkelit – në një komunikatë për shtyp sot ka bërë thirrje që për shkak të deklaratave të tij duke e kontestuar pavarësinë e Kosovës, tha se Strache duhet që të jap dorëheqje nga pozita që e mbanë në qeverinë e Austrisë.

Zëdhënësi i Strache mohon se shefi i tij ka thënë "Kosova është pjesë e Serbisë"
Lexo po ashtu Zëdhënësi i Strache mohon se shefi i tij ka thënë "Kosova është pjesë e Serbisë"

“Sepse ai si duket edhe një here më shumë e ka kontestuar pavarësinë e Republikës së Kosovës”, tha Posselt. “Njerëz të këtillë janë Kuaj të Putinit të Trojës në BE, sepse Moska po tenton përsëri gjithçka për ta dështuar pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Bernd Posselt.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori