Ditëve në vijim në Kosovë do të bëhen testime masive për Covid-19, ndërkohë që pavarësisht numrit të madh të rasteve të reja me korona virus, nuk do të ketë rikthim të masave rigoroze.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili ka deklaruar se do të shqyrtohet edhe hapja e aeroportit.
Ai gjatë dhurimit të gjakut në njërën nga tendat e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në kryeqytet, ka folur edhe për rastet e infektuara me Covid-19 në ndërmarrjet publike, për të cilat tha se janë duke i analizuar ato por u zotua se nuk do të lejojnë përhapjen e virusit në Korporatën Energjetike të Kosovës, ashtu siç ka ndodhur në Telekom.
“Masat janë të hapura, masat kanë ndodhur para dy jave dhe lirimi i tyre tani konsiston në atë që mos kujdesin e përgjithshëm të mbajtjes së distancës të bartjes së maskave, higjienës dhe inkubimit tash veç ka dalur në sipërfaqe dhe në ditët në vijim. Kjo është diçka e pritshme. Ndërsa rikthim nuk do të ketë asnjëherë. Ne do të shkojmë rreth menaxhimit të kësaj situate dhe eliminimit të Covid-19 në tërësi. Dashtë Zoti që të jemi sa më të përgatitur eventualisht për ndonjë valë, shumë shpejt edhe sipas analizave të Ministrisë së Shëndetësisë edhe të IKShP-së ne do të kalojmë në testime masive, dhe atëherë do ta lehtësojmë punën sa më mirë”, ka deklaruar Zemaj.
Sipas Zemajt, të gjitha rastet e paraqitura ditëve të fundit janë raste kontakti. Ai shtoi se me miratimin e manualit gjatë ditës së djeshme do të kenë më të lehtë mbikëqyrjen për parandalimin e rasteve.
Ndërkohë, që ka përmendur edhe mundësinë e hapjes së rrjeteve ajrore.
“Për gjithë Republikën e Kosovës ne do të tentojmë që mos të kemi rikthim të masave, edhe në logjikën edhe në punën tonë ne nuk do të kemi rikthim të masave. Ne dëshirojmë të ecim para me hapja të reja edhe t’ia mundësojmë edhe qytetarëve të vendit aktivitetet e tyre sidomos në këtë pjesën verore. Ju e dini që tash mërgata është në vlugun më të madh të ardhjes së tyre. Qoftë për mes rrjeteve tokësore, edhe tash duhet të shohim mundësitë edhe përmes asaj ajrore. Ngritja e kapaciteteve do të ndodhë në ditët në vijim. Dje e kemi pasur një mobilizim të pamohueshëm të të gjitha inspektorateve”, u shpreh ai.
Zemaj ka bërë thirrje për kujdes, dhe vetëdijesim të qytetarëve për mbajtjen e distancës, pastërtisë dhe përdorimit të maskave. Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 1437 raste me koronavirus, 928 janë shëruar, ndërsa sot është shënuar viktima e 33 me këtë sëmundje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtarët finlandezë të KFOR-it kryejnë patrullime në veri, analizojnë kushtet aktuale të rrugëve dhe urave

Kontrolle të përforcuara në komunikacion, policia shqiptoi 773 gjoba

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania