LAJMI I FUNDIT:

Zemaj shpall 200 vende të lira pune në shëndetësi: Kemi 600 mjekë pa punë e klinikat po na mbyllen në mungesë të mjekëve

Zemaj shpall 200 vende të lira pune në shëndetësi: Kemi 600 mjekë pa punë e klinikat po na mbyllen në mungesë të mjekëve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se është marrë vendimi për punësimin e 200 mjekëve dhe infermierëve.

Zemaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka komentuar edhe deklaratat e ndryshme se coronavirusi mund të jetë jo i vërtet.

“Edhe në prani timen ka pasur kryetarë të komunave se COVID-19 nuk ekziston. Këtë nuk mund ta fshehi. Ka pasur edhe mjekë profesionistë që kam insistuar të ritestohet pasi nuk ka dashur ta pranojë faktin se është me COVID-19”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ministri i Shëndetësisë thotë se do të rishqyrtohet edhe mbajtja e dasmave pasi sipas tij janë të ndërthurura 36 grupe interesi.

Zemaj thotë se janë më shumë se 15 specializantë që janë pa punë në Kosovë e vendi nuk ka mjekë.

“Kam miratuar vendimin që shumë shpejt do të rekrutohen 200 profesionistë shëndetësorë. Do të rekrutohen 100 mjek dhe 100 të tjerë”.

Zemaj thotë se disa klinike në QKUK do të mbyllen shumë shpejt në kohën kur sipas tij janë rreth 600 mjekë në Kosovë të papunë.

Zemaj: Do të angazhohem në maksimum që të mos kthehen masat kufizuese
Lexo po ashtu Zemaj: Do të angazhohem në maksimum që të mos kthehen masat kufizuese

“Shumë klinika anë e mbanë Kosovës do të mbyllen e disa janë mbyllur në mungesë të stafit e ne kemi 600 të papunë”, tha ndër të tjera Armend Zemaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Kalo në kategori