LAJMI I FUNDIT:

Zemaj pret në takim ambasadoren Barishiq – bisedojnë për menaxhimin e pandemisë COVID-19

Zemaj pret në takim ambasadoren Barishiq – bisedojnë për menaxhimin e pandemisë COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Në këtë takim Ministri Zemaj e ka njoftuar Ambasadoren Barishiq me mënyrën se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë COVID-19 dhe sfidat në sistemin shëndetësor gjatë kësaj kohe.

Ai tha se Ministria ka ngritur si kapacitetet spitalore ashtu edhe ato njerëzore me qëllim të ballafaqimit me këtë emergjencë të shëndetit publik dhe se në këtë përballje, ai ka falënderuar shtetin e Kroacisë që gjatë kryesimit të BE-së, Kosova ka qenë pjesë e kontributeve që Bashkimi Evropian ka ndarë për shtete ndryshme në përgjigje ndaj COVID-19, përfshirë edhe Kosovën.


Ambasadorja Barishiq vlerësoi se Kosova ka treguar angazhim të madh në menaxhimin e situatës me COVID-19 dhe theksoi faktin se është shumë me rëndësi që qytetarët e Kosovës t’i zbatojnë masat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Lajme
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori