LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Mbyllja e tërësishme nga COVID-19 është opsioni i fundit

Zemaj: Mbyllja e tërësishme nga COVID-19 është opsioni i fundit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë sot se mbyllja e tërësishme nga COVID-19 është opsioni i fundit.

Zemaj deklaroi kështu gjatë vizitës që i bëri Qendrës Korrektuese në Lipjan ku qëndroi bashkë me drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaqi dhe drejtorin e Shëndetësisë në burgje,  Milazim Gjocaj.

Ministri Zemaj u njoftua aty për nivelin e shërbimeve shëndetësore dhe shërbimeve të tjera që u ofrohen personave në mbajtje: femrave, të rriturve dhe të miturve, me qëllim që të njëjtit ta kenë kujdesin e duhur shëndetësor, por dhe të rehabilitohen dhe të jenë sa më të përgatitur për jetën post penale.


“Ne do t’i furnizojmë të burgosurat me barna dhe shërbime të tjera të nevojshme”, tha Zemaj, duke theksuar se shëndeti i kategorive që janë në këtë qendër është i rëndësishëm dhe se janë shumë të rëndësishme për ta edhe aktivitetet e rehabilitimit social.

Zemaj foli edhe për mundësinë e shtrëngimit të masave sa i përket COVID-19, derisa ritheksoi se mbyllja e tërësishme është opsioni i fundit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori