LAJMI I FUNDIT:

Zelensky viziton qytetin e çliruar, Kherson – kjo është pritja që iu bë presidentit ukrainas

Zelensky viziton qytetin e çliruar, Kherson – kjo është pritja që iu bë presidentit ukrainas

Presidenti Volodymyr Zelensky ka vizituar qytetin Kherson disa ditë pasi u çlirua nga trupat ukrainase.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai foli me ushtarët e mbledhur në qytet, duke thënë se Ukraina “po ecën përpara” dhe është gati për paqe.


Humbja e Khersonit, e marrë në fazat e hershme të pushtimit, është një pengesë e madhe për Rusinë.

Moska e kishte shpallur atë qendër administrative të rajonit Kherson të aneksuar ilegalisht dhe ishte i vetmi kryeqytet rajonal që u pushtua.

Por trupat ukrainase hynë në qytet të premten, për herë të parë që nga marsi.

Në ditët në vijim, vendasit u panë duke festuar, pasi disa u ribashkuan me të dashurit që nuk i kishin parë prej muajsh.

Zelensky u tha trupave të hënën se Ukraina është “gati për paqe, paqe për të gjithë vendin tonë”, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

Ai falënderoi NATO-n dhe aleatët e tjerë për mbështetjen e tyre në luftën kundër Rusisë, duke shtuar se sistemet raketore “Himars” nga Shtetet e Bashkuara kishin bërë një ndryshim të madh për Kievin.

Presidenti iu drejtua një turme të mbledhur në sheshin kryesor të Khersonit, disa prej të cilëve valëvitnin flamuj ukrainas ose i mbanin të mbështjellë mbi supet e tyre, tha një gazetar i Reuters në Kherson. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Amerika
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Evropa
Kalo në kategori