Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë Tiranën më 27 shkurt dhe bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama do të organizojnë samitin për Ukrainën, që mbahet një ditë më pas.
Kryeministri Edi Rama, që ishte i pranishëm në Qendrën për Hapje dhe Dialog ku u hap ekspozita me 50 fotografi e titulluar “Ukraina, një krim lufte”, foli për rëndësinë e vizitës së udhëheqësit ukrainas dhe të samitit, ku do të marrin pjesë liderë të Evropës Juglindore.
“Kjo ekspozitë vjen në vigjilje të vizitës së presidentit Zelensky në Tiranë, vizitë e cila është nga njëra anë është një vizitë bilaterale. Por, nga ana tjetër është edhe një vizitë e cila do të kulmojë me një samit të vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën, ku do të kemi të ftuar një numër të konsiderueshëm liderësh të kësaj zone të Evropës dhe ku presidenti Zelensky natyrisht është bashkë me ne si bashkorganizatorë për këtë aktivitet që në kontekstin e sotëm ka, sipas meje, një rëndësi të posaçme”, tha Rama, transmeton REL.
Rama tha se Shqipëria qëndron përkrah me Ukrainën, shtet që për pothuajse dy vjet po përballet me pushtimin e paprovokuar që nisi presidenti rus, Vladimir Putin.
Sipas tij, Shqipëria, së bashku me të gjithë aleancën e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja dhe të ndërtojnë së bashku një të ardhme ku çdo vend dhe çdo popull dhe çdo individ ka të drejtën e lirisë, edhe Ukraina ka të drejtën të jetojë si shtet i barabartë.
Kryeministri nuk dha datë, por Radio Evropa e Lirë mëson se presidenti i Ukrainës do të mbërrijë në Tiranë pasditen e 27 shkurtit, ndërsa samiti do të mbahet një ditë më pas më 28 shkurt. Ende nuk ka detaje se cilët liderë të Evropës Juglindore do të jenë pjesë e këtij samiti, ndërsa gjatë vizitës në Ankara të Turqisë ditë më parë, Rama tha se presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan do t’i drejtohet samitit përmes një video-mesazhi.
“Në samit edhe Turqia është e ftuar dhe jam mirënjohës që presidenti ka pranuar t’i adresohet samitit përmes një lidhjeje direkte nga zyra e tij, duke qenë se e ka të pamundur të jetë fizikisht”, u shpreh Rama gjatë vizitës në Turqi.
Mbajtjen e këtij samiti, Rama e njoftoi më 22 janar gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Shkup, pasi mori pjesë në një konferencë për planin e rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor me ndihmën e Bashkimit Evropian.
Ndryshe, ekspozita që u hap në ambientet e Kryeministrisë shqiptare me 50 fotografi të titulluar “Ukraina, një krim lufte”, sjell dëshmi të agresionit rus mbi popullin ukrainas. Fotografitë janë pjesë e librit me të njëjtin titull të një grupi të fotoreporterëve nga e gjithë bota.
Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe përgjatë dy vjetëve luftë ka ofruar ndihmë për Kievin.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës