Gati gjysma e pacienteve që i nënshtrohen fekondimit in-vitro kanë një mutacion gjenetik që çon në abortim. Ky mutacion shkakton mpiksje të gjakut, duke penguar kështu ngjizjen e embrionit në mitër.
Shkencëtarët kanë zbuluar një trajtim të ri që i shmang këto probleme gjatë fekondimit in-vitro. Ata thonë se injektimi i ilaçit herparin për hollimin e gjakut mund t’u vijë në ndihmë çifteve që nuk kanë arritur të bëhen akoma me fëmijë.
Ky ilaç rrit shanset për ngjizjen e fëmijës nga 0 në 40%, e njëjta përqindje si për çiftet ku fekondimi është normal, shkruan gazeta “Shëndeti” duke cituar britaniken “Daily Telegraph”.
Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se mutacionet gjenetike të mbajtura nga meshkujt mund të shkaktojnë abortim të gruas, pasi defekti mund të kalojë në embrion.
Ai pengon zhvillimin si duhet të placentës dhe vështirëson ngjizjen e embrionit në mitër, duke rritur mundësitë e abortit. Mike Abberley, 53 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Nikola, 41 vjeç, nga Britania, kanë prej 16 vitesh që përpiqen të bëhen me fëmijë. Ata janë përpjekur të bëhen me fëmijë me anë të fekondimit in-vitro, por pa sukses.
Nikola arriti të mbetej shtatzënë njëherë, por e abortoi fëmijën pas 16 javësh. Pas kryerjes së një kontrolli tek “CARE Fertility”, klinika më e madhe e fertilitetit në Britani, u zbulua se ata të dy kishin një mutacion gjenetik.
Mjekët i injektuan Nikolës ilaçin herparin menjëherë pas transferimit të embrionit. Tani çifti është bërë me binjakë, Amelia dhe James. Pas shumë vitesh pritjeje dhe dhimbjesh të shumta koke, u lumturuam shumë kur lindën binjakët. Më në fund jemi bërë me familje” tregon ajo për Daily Telegraph. Gjeni i modifikuar, i quajtur C4M2, çon në mpiksje të gjakut dhe abortim të fetusit.
Sipas dr. Simon Fishel, nga klinika “CARE Fertility”, i cili ka drejtuar edhe studimin, nëse identifikohet ky mutacion gjenetik, atëherë duhet të bëhet trajtimi me anë të ilaçit herparin, në rastet kur gruaja nuk arrin të ngelet shtatzënë.
Gjatë studimit u përfshinë më shumë se 100 çifte, ku njëri ose të dy prindërit kishin mutacionin gjenetik C4M2, dhe të gjithë kishin abortuar një fëmijë gjatë fekondimit in-vitro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City