LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet cili është vendi më i varfër në Evropë – ja ku renditet Kosova

Zbulohet cili është vendi më i varfër në Evropë – ja ku renditet Kosova

Kompania analitike Growth from Knowledge (GfK) përpiloi një vlerësim të vendeve evropiane sipas fuqisë blerëse të popullatës.

Në listën e 42 vendeve, Ukraina renditet e fundit, sipas ueb faqes së organizatës.

Sipas analizës, Lihtenshtajni zuri vendin e parë me një fuqi blerëse për frymë 67,550 euro, 4.5 herë më e lartë se mesatarja evropiane (14,739 euro).


Në vendin e dytë dhe të tretë janë Zvicra (40,000 euro) dhe Luksemburgu (35,000 euro).

Autorët e studimit nuk llogaritën fuqinë blerëse të banorëve rusë.

“Gjashtëmbëdhjetë shtete të konsideruara në studim kanë fuqi blerëse për frymë mbi mesataren, ndërsa 26 vende me një tregues nën mesataren evropiane”, thuhet në studim.

Tre vendet e fundit janë Moldavia, Kosova dhe Ukraina. Sipas kompanisë, fuqia blerëse e ukrainasve është 1,830 euro për frymë.

Kompania shpjegoi se fuqia blerëse konsiderohet të ardhura pas zbritjes së taksave dhe kontributeve bamirëse.

Kjo shumë përfshin të gjitha paratë e qeverisë që banorët shpenzojnë për ushqim, strehim, argëtim, shërbime, pazar dhe pushime. /kp/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj

Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj

Ekonomi
Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!

Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi
Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events

Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events

Ekonomi
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!

Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!

Ekonomi
Kalo në kategori