Fillimisht ishin vetëm dyshime, por tani arkeologët janë të sigurt se në qendër të Këlnit janë themelet e bibliotekës më të vjetër në Gjermani.
Arkeologët i datojnë mbetjet e mureve, që zënë një sipërfaqe prej gati 200 metra katrorë, në shekullin e II-të. Ekspertë të arkeologjisë thanë për gazetën “Kölner Stadt-Anzeiger” se biblioteka e lashtë qe ndërtuar në forumin e një ish-vendbanimi romak mes vitit 150 dhe 200 të Erës Sonë. “Sipas njohurive tona, kjo është biblioteka e parë romake që mund të dëshmohet”, tha Marcus Trier, drejtor i Muzeut Romako-Gjermanik të Këlnit.
Ndërtesa duhet të ketë qenë dykatëshe dhe shtatë deri në nëntë metra e lartë. “Me siguri aty ka pasur mijëra dorëshkrime në pergamenë apo papirus që mund të merreshin hua për t’u lexuar”, tha Trier.
Arkeologët hasën në mbetjet masive të mureve një vit më parë kur nisën punimet për ngritjen e një qendre të re të Kishës Protestante. “Në fillim menduam se ishin mbetjet e një salle takimesh publike,” tha Trier. Por muret kishin ndarje të veçanta, që dukeshin si vend për të mbajtur objekte jo të zakonshme. Këto ndarje në muret e brendshme ndarje kishin një thellësi prej rreth 80 centimetra dhe pas krahasimeve për disa muaj me gjetje të tjera të lashta hulumtuesit arritën në përfundimin: se ashtu si në ndërtesat e lashta në Efes, Pergamon, Aleksandri dhe Romë frëngjitë në muret e Këlnit duhet të kenë shërbyer për mbajtjen e kutive me pergamenë ose papirusë.
Arkeologët gjithashtu supozojnë se në një apsidë në një nga dhomat me kupolë gjysmërrethore duhet të ketë qenë statuja e Minervës, perëndeshës së mençurisë dhe diturive.
Sipas ekspertëve, ndërtesa është biblioteka më e vjetër romake, nga e cila u gjetën mbetje arkeologjike. Por ka shumë gjasa që biblioteka të tilla të ketë pasur edhe në Trier, ndoshta edhe në Augsburg, Mainc dhe Xanten. Këto ende nuk janë gjetur.
Frëngjitë në muret e bibliotekës së Këlnit duhet të kenë shërbyer për mbajtjen e kutive me pergamenë ose papirusë
Kisha Protestante e ka ndryshuar ndërkohë planin e ndërtimit dhe rrënojat do të integrohen në qendrën e re, në mënyrë që një pjesë e mureve të jetë e mundshme të vizitohet.
Megjithëse nga biblioteka më e vjetër e Gjermanisë kanë mbetur vetëm themelet, hulumtuesit do të përpiqen të gjejnë përmes analizave se cila mund të ketë qenë përmbajtja e pergamenëve dhe papirusëve. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJeta tragjike e Viktor Hygosë. Vdekje të hershme, dashuri, dhimbje, çmenduri…
![Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/08/dosje-780x439.jpg)
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Ibrahim Kodra, piktori që edhe firma i mbetet vepër arti
![VEPRAT E POETIT](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/Pineda--780x439.jpg)
VEPRAT E POETIT
![Dy fjalë për shfaqjen “Arturo Ui”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/06/Bekim-Lumi-780x439.jpg)
Dy fjalë për shfaqjen “Arturo Ui”
Gjuha më e “veçantë” në botë!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi