LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen fanellat e Shqipërisë për kualifikimet në Kampionatin Botëror

Zbulohen fanellat e Shqipërisë për kualifikimet në Kampionatin Botëror

Në eliminatoret për Botërorin “Rusi 2018”, Shqipëria do të paraqitet në fushë me të njëjtin dizajn që kishte në Europian.

Për shkak të numrit të madh të pikave të shitjes në të gjithë botën, do të kalojnë edhe disa muaj pas Europianit derisa të tërhiqet e gjithë dërgesa me fanellën e dizajnuar për “Francë 2016”.

Në këtë logjikë, Kombëtarja kuqezi do ta nisë edicionin e ri me fanellat e Europianit. Ndërkohë që në vitin 2017 do të mendohet dhe përgatitet strategjia për fanellën me dizajnin e ri.


“Ka qenë një fanellë që është pëlqyer shumë. Në të gjitha pikat e shitjes në mbarë Europën, apo edhe më gjerë, sinjalet nga kompania ‘Macron’ janë të tilla që ky dizajn ka qenë shumë i suksesshëm”, deklaron për “Panorama Sport” Gazmend Malo, drejtori i Marketingut në FSHF.

“Për këtë arsye, ajo do të qëndrojë në shitje deri në fillim të vitit 2017, atëherë kur edhe do të shohim mundësitë për të lansuar fanellën tjetër”, shtoi ai.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori