LAJMI I FUNDIT:

Zbulime gishtore

Zbulime gishtore

Në qoftë se vuani nga sindromi i cisteve të vezoreve si 5%-10% e popullatës botërore femërore, ndoshta do t’i keni mësuar shenjat klasike: çrregullime të periodave, mbirje e dendur qimesh, probleme me puçrrat, peshë të rritur.

Shkencëtarët australianë theksojnë se gratë që vuajnë nga sindromi i cisteve të vezoreve kanë akoma edhe një karakteristikë, që shfaqet tek gishtat e duarve të tyre: gishti i unazës është më i madh se gishti tregues, çka që është më se normale tek meshkujt.

Një grup kërkimor nga Universiteti Monas në Melburn zhvilloi një studim me 70 gra të prekura nga sindromi i cisteve të vezoreve dhe 70 gra pa sëmundjen në fjalë, të moshës 18-40 vjeç.

U mor për bazë gjatësia e gishtit tregues dhe atij të unazës së dorës së majtë dhe të djathtë. U vërtetua se gratë me sindromin e cisteve të vezoreve e kishin gishtin e unazës më të madh se treguesin.

Specialistët arritën në përfundimin se femrat që shfaqin modele burrërore të gjatësisë së gishtave mundet që gjatë moshës embrionale të kenë qenë ekspozuar në një sasi të madhe testosteroni, faktor predispozicioni për shfaqjen e sindromit të cisteve të vezoreve.

Çfarë të bëni: Në qoftë se vini re mbirje të shumtë qimesh, puçrra ose anomali në menstruacione, vizitohuni tek gjinekologu juaj.

Studimi u botua në revistën shkencore “Fertility and Sterility”

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Problemet shëndetësore që mund të vijnë nga konsumi i pijeve energjike

Problemet shëndetësore që mund të vijnë nga konsumi i pijeve energjike

Kalo në kategori